Një numër studimesh tregojnë se në kohë të vështira, njerëzit janë të prirur për ushqime me kalori të lartë. Kështu, termi i ri për ëmbëlsira të tilla është „ushqimi inkurajues“ ….
Në një studim, të anketuarve i’u janë dhënë një sërë fjali, pas të cilës ata ishin në gjendje që të provojnë dy lloje të reja të M&M bonbonave, me më shumë dhe më pak kalori. Të anketuarit të cilët e kanë lexuar tekstin që provokon mendime rreth situatave të vështira, të dhimbshme, dhe luftë për jetë, në 70 për qind të rasteve janë zgjedhur bonbona me më shumë kalori (në të vërtetë, këto dy lloje të M&M bonbonave ishin pikërisht të njëjtë).
Bazuar në këto rezultate të fituara, studiuesit besojnë se në kohët e vështira, të tilla si kriza ekonomike apo fatkeqësitë natyrore, jemi në një pozitë për të menduar dhe të sillemi si një model – Unë jetoj për sot, i cili automatikisht na inkurajon për të konsumuar më shumë kalori. Në thelb, kjo në kokat tona krijon frikë që ndoshta ne mund të mbetemi pa ushqim të mjaftueshëm, dhe për këtë arsye, është logjike që të hamë më shumë.
Edhe pse ky studim merret me kriza jetësore në kuptimin e plotë, kjo nuk na pengon, për të gjetur në të një justifikim të mirë për të përdorë një porcion akullore apo biskota të freskëta, në mënyrë që më shpejt dhe me më lehtësi të mposhtim krizën apo një ditë të /kosovarja.ch/