-0.8 C
Priština
More

    Kur gruaja shtatzënë humb interesin për marrëdhënie seksuale

    spot_imgspot_img

    Keni humbur interesin për seks që kur mbetët shtatzënë. Çfarë mund të bëni?Së pari, mos u shqetësoni, nuk jeni vetëm. Shumë gra ndalojnë aktivitetin seksual kur janë shtatzënë. Ka mënyra praktike për të ndihmuar partnerin tuaj të kuptojë pse ndiheni në këtë mënyrë.

    Ka shumë arsye pse mund të keni humbur interesin. Hormonet që kontrollojnë trupin tuaj mund të ndikojnë në epsh, dhe mund të keni frikë nga ndikimi në foshnjën tuaj. Shtatzënia sjell gjithashtu një mori krejt të re shqetësimesh dhe mund të jetë e vështirë të ndjeheni seksi kur jeni e stresuar. E gjithë kjo mund të nënkuptojë se nuk ndjeni dëshirë spontane si në të kaluarën.

    Së pari, hiqni presionin nga vetja duke e vendosur seksin në kontekstin më të gjerë të marrëdhënies suaj. Ka pesë mënyra për të treguar dashurinë për partnerin. Ekspertët i quajnë ato gjuhë dashurie. Ne presim që partnerët tanë të jenë të rrjedhshëm në gjuhën tonë. Por për shkak se ne nuk e kuptojmë gjithmonë gjuhën e njëri-tjetrit, ne mund të gabojmë lehtë ose padashje të lëndojmë njëri-tjetrin.

    Pra, cilat janë këto pesë gjuhë të dashurisë?

    • Krijimi i një kohe cilësore së bashku: udhëtime ditore ose dalja për darkë.
    • Veprimet e kujdesit: përcjellja në punë, ose marrja e rrobave të partnerit nga pastrami kimik.
    • Kontakt fizik i dashurisë: jo vetëm seksi por edhe puthjet dhe ledhatimet.
    • Fjalë vlerësuese: duke shprehur me fjalë vlerësimin, duke i thënë partnerit sa shumë e doni.
    • Dhurata e bëra aty për aty: jo vetëm ditëlindjet, por dhe dhuratat e vogla thjesht sepse kur e shikoni ju shkon mendja tek partneri.

    Ndoshta ju po përdorni një gjuhë të ndryshme dashurie për të komunikuar ndjenjat tuaja tani që jeni shtatzënë.

    Edhe pse nuk ka asgjë të gabuar që ju të mos dëshironi kontakt seksual, sigurisht që kjo do të ndikojë tek partneri juaj. Nëse gjuha e tyre kryesore e dashurisë është kontakti fizik, ata mund të ndjehen më pak të dashur dhe të lënë mënjanë tani që nuk jeni aq e interesuar.

    Nëse partneri juaj duket i pakënaqur nga dëshira juaj e zbehur, mund të jetë që ata ndjehen të vetmuar dhe mendojnë se seksi është mënyra e tyre e vetme për të kapërcyer hendekun.

    Atëherë, çfarë mund të bëhet?

    Së pari, flisni për gjuhët tuaja të ndryshme të dashurisë, në mënyrë që të kuptoni secili gjuhën e njëri-tjetrit. Gjithashtu, gjeni mënyra të tjera për të treguar dashurinë fizike përtej seksit. Kjo mund të përfshijë ledhatime, ndarjen e një dushi së bashku dhe përkëdheljet e puthjet e gjata. Me siguri do t’i shijoni këto gjëra aq shumë, ato do të mbeten pjesë e jetës tuaj seksuale edhe shumë kohë pasi fëmija juaj është rritur.

    Pasi të jeni gati të keni intimitet përsëri, bëjeni vërtet ngadalë. Këshilluesit e marrëdhënieve sugjerojnë që të paktën 15 minuta t’ja kushtoni anës romantike, farë pa kaluar në anën seksuale.

    Mos harroni se seksi kur nuk jeni në humor mund të krijojë më shumë probleme për të ardhmen dhe të zgjerojë hendekun emocional midis jush. Dëgjimi i njëri-tjetrit dhe përgjigjja ndaj sugjerimeve të njëri-tjetrit, do t’ju ndihmojë t’ju rikthehet përsëri dëshira.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...