Kur fëmija im do të jetë në gjendje të kuptojë fjalën “Jo”!

Disa fëmijë të vegjël fillojnë të kuptojnë se çfarë nënkupton fjala “jo” përreth gjashtë mujorit, por shumica nuk do të ndalojnë të vepruarit në përgjigje të fjalës deri sa të jenë diku ndërmjet 12 dhe 18 muaj.

Kur fëmija juaj nuk arrin të ndalet nga ndonjë sjellje e keqe, thuani me qetësi jo dhe përpiquni ta angazhoni që të interesohet në diçka tjetër. Për shembull, nëse vazhdon të përpiqet të rrëmbejë macen, shpërqëndrojeni me një lodër, ose thjeshtë largojeni macen nga dhoma.

Nëse mendoni se po ua thoni kaq shpesh fjalën “jo” fëmiëjs suaj, provoni të përdorni fjalë që shpjegojnë pse nuk dëshironi që fëmija juaj të bëjë atë veprim apo gjest të tillë. Pra, kur fëmija juaj përpiqet të afrohet pranë furrës, thjeshtë thuani “është e nxehtë”! Toni i ashpër i zërit tuaj ka pjesën më të rëndësishme të mesazhit tuaj.

Është poashtu e rëndësishme që të keni hapësirë të sigurtë në shtëpinë tuaj ku mfëmija mund të luajë lirshëm. Izoloni vendet e pambrojtura, prizat elektrike si dhe sende të rrezikshme që mos të jenë të arritshme deri tek fëmijët.

kosovarja.ch