Kur është koha për seks në një lidhje të re kur gjërat fillojnë të bëhen serioze?

Nëse ende ndodheni në dilemë se kur është koha e vërtetë për seks me partnerin e ri, më në fund kemi përgjigje për ju. Përgjigja jonë thotë mes takimit të tretë dhe të pestë, studimi ka përfshirë 11,000 njerëz nga 24 qytete të ndryshme të botës.

Kjo nënkupton se shumica e njerëzve bëjnë seks me partnerin e ri në takimin e tretë apo të katër, rreth 10% e njerëzve nuk janë aq tradicionalë andaj bëjnë seks që në takimin e parë.

Mesatarisht, rreth 53% e takimeve të para përfundojnë me puthje, ndërsa duhen 2-3 minuta për të kuptuar nëse dëshironi takim të sërishëm.

Konsenzusi global është që në takmin e gjashtë me partnerin e ri, të pushoni me takimet me njerëz tjerë ndërsa pas takimit të nëntë mund ta “zyrtarizoni” lidhjen.

Çdo njeri i 5 ka dalë në takim me ish-in e shoqes/shokut, 17% prej tyre me mikun/mikeshën e tyre, ndërsa 10% pranojnë se kanë dalur me shefin.

kosovarja.ch