-0.3 C
Priština
More

    Kur është koha ideale për martesë?

    spot_imgspot_img

    Femrat të cilat nuk arrijnë që të gjejnë partnerin ideal para të tridhjetave, dalngadalë fillojnë të humbin vetëbesimin dhe të brengosen për të ardhmen tyre familjare dhe në dashuri. Mirëpo, nuk duhet që të panikoni, sepse zgjidhja ekziston.

    Zgjedhja dhe kriteret e larta të femrave nuk shkojnë në këtë rast. Vitet shkojnë, ora biologjike troket, kurse durimi që nuk do të takoni „princin“, derisa keni edhe ca vite të favorshme për të lindur, krijon një tollovi të vërtetë në kokë.

    Mirëpo, pyetja është se çfarë të bëni kur prekni të tridhjetat, e ju ende nuk e keni takuar mashkullin e vërtetë? Në atë pyetje është munduar që të përgjigjet Lori Gotlib, autorja e librit „Martohu me të: Si të stoliseni para Zotëri Mesatarit“.

    Në fakt, Lori kishte vendosur që të lind fëmijë tek në prag të dyzetave, e deri atëherë kishte refuzuar të gjithë meshkujt me radhë, duke besuar që asnjëri nga ta nuk ishte mjaftueshëm i mirë për të. Mirëpo, arriti që „rehatohet“, mori një trajner për lidhje dhe u dashurua.

    Sipas saj, çelësi i suksesit është që të keni aftësi për të njohur mashkullin e vërtetë. Shumë femra gabojnë mu në atë dhe refuzojnë meshkuj të cilët do të mund të ishin shumë partnerë të mirë.
    Shtrohet pyetja se si një femër mund të dijë se cilit mashkull duhet t’i jepert shansi, e cilit jo? Përgjigje në këtë pyetje kërkoni duke u përgjigjur në:

    • A e doni njëri tjetrin?
    • A respektoheni?
    • A është argëtuese kur jeni bashkë?
    • Në çfarë mënyre sillet me ju?
    • A keni vlera të ngjashme?
    • A dëshironi gjëra të njejta në jetë?
    • A jeni kompatibilë?

    Në rast se në secilën pyetje përgjigjeni duke pohuar, definitivisht është në pyetje mashkulli i cili është i vlefshëm për t’i kushtuar vëmendje, i cili do të mund të ishte edhe bashkëshort i mirë e, para së gjithash, baba i mirë i fëmijëve tuaj. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...