Përkundër mendimit publik, trashja vjen në forma të ndryshme, dhe varësisht prej formës me të cilën vjen- vjen edhe problemi.
Janë gjashtë tipe të ndryshme të trashjes të cilët mund të identifikohen me atë se ku e deponon trupi dhjamin
1. Trashja nga ushqimi: Veçanërisht e pranishme në Perendim, trashja nga ushqimi vjen si pasojë e konsumimit të tepërt të ushimit të lartë në kalori dhe me shumë sheqer. Porcione më të vogla, reduktime në sheqer dhe ushtrimet e rregullta do e mbajnë këtë trashje larg.
2. Trashja nga stomaku nervoz: Depresioni, stresi, ankthi mund të dërgojnë deri tek trashja. Ata që vuajnë nga trashja prej stomakut nervoz, në të shumtën e rasteve vetëshërohen, duke reduktuar sheqerin dhe duke e adresuar burimin e aknthit apo depresionit.
3. Trashje gluteni: Zakonisht u ndodh adoleshentëve dhe grave në menopauzë- këtyre kategorive që kalojnë nëpër ndryshime të shumta hormonale. Kjo trashje evitohet duke evituar pirjen e duhanit, alkoolin dhe uljen për periudha më të gjata.
4. Trashja aterogjenike metabolike : Këta njerëz e mbajnë dhjamin rreth mesit të tyre, gjë që shkakton vështirësi në frymëmarrje. Konsumimi i alkoolot duhet të reduktohet patjetër.
5. Trashja nga qarkullimi i venave: Ky lloj i trashjes ka tendencë të trashëgohet dhe zakonisht ndodh tek nejrëzit me këmbë të enjtura apo tek femrat shtatëzëne. Vrapimi mund të ndihmojë me këtë problem.
6. Trashja nga pasiviteti: Kjo trashje i kap ato pjesë trupore që kanë qenë aktive, sikurse kur pushoni me stërvitjet. Ngrënia e vakteve të rregullta ndhmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe në luftimin e trashjes nga pasiviteti./kosovarja.ch/