1.4 C
Priština
More

    Kundërshtoni ftohjen me preparate natyrale

    spot_imgspot_img

    Sezoni i ftohjeve ka filluar me të madhe, dhe nëse e keni hundën të nxënë, dhimbje në sinuse, teshtitja dhe kollitja nuk ju lënë të qetë – për këtë ekziston zgjidhje e thjeshtë. Preparatet të cilët mundeni vetë ti përgatitni në shtëpi me gjenerata ndihmojnë kundër ftohjes dhe gripit.

    – Me rëndësi është të theksohet se gripi nuk ka ardhur akoma, ashtuqë virusi i gripit nuk qëndron në temperatura mbi zero (plus). Për momentin plot njerëz janë të sëmurë, kurse në pyetje është ftohja, më saktë rinoviruset (viruset e hundës). Ky virus sulmon pjesët e larta të frymëmarrjes, ashtuqë hunda e nxënë, ënjtja (edemë) mukozale, teshtitja, kollitja dhe më rrallë temperatura janë simptome kryesore. Për fat të mirë, ekziston një gjë që mundë ta bëni në shtëpi dhe e cila mundë të ju ndihmojë shumë – thot Radmila Shehiq, mjeke e ambulantës për të rritur të Institutit për Shërbime Mjekësore Emergjente të qytetit.

    TRETJA E NJELMËT E SHTËPISË

    Bashkëbiseduesja e ynë propozon reçetën më të thjeshtë, për të cilën pohon se është shumë efikase. Në një litër ujë të zier dhe të ftohur shtoni një lugë kripë të thjeshtë kuzhine. Këtë tretje e hudhni në shishen e vjetër të pikave për hundë dhe futeni në koridoret e hundës disa herë gjatë ditës.

    Kjo nuk është sikur pikat për hundë dhe nuk mundë të ju bëj dëm. Përdoreni sa më shpesh në hundë, kurse do të ishte mirë të shpërlani dhe fytin me ‘gargarë’, pastaj edhe me vatë ta shtrieni rreth hundës. Kjo tretje zvogëlon ënjtjen dhe eliminon viruset. Kjo quhet toalet (pastrim) i rrugëve të larta të frymëmarrjes, dhe gjithnjë preferohet tek ftohjet – këshillon bashkëbiseduesja jonë.

    Përveç kësaj, ekzistojnë edhe shumë reçeta antike të cilat përcillen brez pas brezi. Zbutja e kollitjes, ulja e temperaturës dhe qetësimi i sinusëve të sëmurë janë vetëm ca gjëra që mund ti arrini me përbërje që tanimë i keni në kuzhinë. Megjithatë, me rëndësi është të ceket se gjithçka duhet bërë në marrëveshje me mjekun, ashtuqë reçetat e gjyshes të shërbejnë si mjet shtesë, e jo të zëvendësojnë medikamentet të cilët ju ka këshilluar personi i kualifikuar.

    KOLLITJA

    Para se të vendosni për preparatin duhet të përcaktoni se a është kollë e thatë , kollë ngacmuese apo është produktive – kur të nxirret sekretimi.

    PËR QETËSIMIN E KOLLËS

    Zieni një tas qumësht dhe në qumështin e nxehtë shtoni një lugë gjalpë dhe një lugë mjaltë. Në këtë shtoni të kuqin e vesë të trazuar dhe me majë gishtash sodë buke (bikarboni). Këtë pije duhet pirë të nxehtë edhe atë para gjumit.

    Reçeta tjetër e njohur është shurupi prej qepëve. Ndoshta nuk po tingëllon tërheqëse, por me gjenerata kolla shërohet thjesht kështu. Ju nevojitet gjysmë kilogrami qepë, një litër ujë dhe 400 gram sheqer. Qepën vetëm e preni në katër pjesë dhe e lani mirë. E hudhni në ujë bashkë me sheqerin që të zihen edhe atë deri sa të bëhet shurup. Shurupin pijeni në stomak bosh.

    PËR NXJERRJEN E KËLBAZËS

    Kolla produktive nënkupton nxjerrjen e këlbazës nga mushkritë. Problem bëhet kur sekretimi nuk mund të nxirret, ashtuqë tani ekzistojnë mjaft shurupe dhe preparate të cilët e tretin mukozën dhe i ndihmojnë të ndahet nga mushkritë. Natyrisht ekziston edhe alternativa natyrale.

    Përzieni nga dy lugë vaj ulliri, lëng limoni dhe ujë, dhe shtoni një lugë mjaltë. Përzieni mirë të gjitha dhe gjysmën pijeni në mëngjes, kurse gjysmën tjetër në mbrëmje.

    TEMPERATURA

    Nëse paraqitet temperaturë, duhet patur parasysh se ajo nuk është sëmundje vetëvetiu, por vetëm simptom. Për këtë temperatura nuk mund të shërohet, por duhet të luftohet kundër virusit apo bakteries që e shkakton. Nëse temperatura është pak e lartë, nuk është patjetër të zvogëlohet sepse kjo është sistemi natyral mbrojtës i organizmit. Por, temperatura e lartë duhet të ulet dhe për këtë më së shpeshti përdoren medikamentet. Përveç medikamenteve që ju ka këshilluar mjeku, mund të ju ndihmojë edhe një metodë e vjetër.

    ME UTHULL KUNDËR TEMPERATURËS

    ‘Ilaçi’ më i vjetër kundër temperaturës trupore të lartë është uthulla. Shumica në fëmijëri kanë ulur temperaturën ashtuqë nëna apo gjyshja i ka lyer trupin me tretje të uthullës me ujë. Me këtë tretje mund të lagni edhe çorapet dhe ti vishni e ti mbuloni këmbët me batanije.

    NDEZJA E SINUSEVE

    Sinusët e sëmurë shpesh janë të padurueshëm dhe sikur nuk ka ‘ilaç’. Mirëpo, këto dhimbje të tmerrshme të kokës mund të zbuten me fasha (peceta) të ngrohta.

    FASHA (PECETA) TË NJELMËTA

    Sot ekzistojnë ngrohës modern të sinuseve në barnatore, por nëse nuk keni një ‘vegël’ të tillë mundeni shumë lehtë të përgatitni fashën e cila ka shpëtuar edhe gjyshërit tanë. Ngrohni disa lugë kripë deti në tenxhere, ashtuqë kripën e nxehtë vendoseni në një çorap të vjetër (fashë). Këtë fashë vendoseni në ballë dhe menjëherë do të vëreni se dhimbja fillon të zvogëlohet. Pas këtij trajtimi nuk duhet të dilni nga shtëpia e ngrohtë për së paku tri orë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...