Nëse dëshironi të shfrytëzoni në mënyrë maksimale të mirat e bananes, mos e hidhni lëvoren e saj dhe përdorni pesë mënyra të pabesueshme.
Bananja është një fryt plot me vitamina dhe minerale, që shpejt ngopin barkun tuaj, dhe më e rëndësishmja, janë shumë të shijshme. Por, nëqoftëse doni të përdorni në mënyrë maksimale të mirat e saj, aplikoni këto metoda të pabesueshme.
-
Kundër lythave virale
Pjesë nga korja e bananes vëreni në lythin e dalë dhe mbi vendosni një shirit ngjitës apo fllaster dhe lëreni të veprojë tërë natën. Në mëngjes hiqeni atë. Çdo natë, përsëritni procesin derisa lythi të thahet.
-
Kundër pickimit dhe acarrimit të lëkurës
Pastroni vendin e kafshuar me pjesën e brendshme të lëvores së bananes dhe kruarja si dhe ndjesia e djegies së shpejti do të zhduken.
-
Kundër akneve
Me pjesën e brendshme të lëvorës pastroni vendet e lënduara të lëkurës për rreth disa minuta, deri sa bananja të merr ngjyrë kafe.
-
Kundër hemorroideve
Me brendësinë e lëvorës lyeni vendin e prekur dhe lëreni të veprojë gjatë natës. Përsëritni procesin deri sa simptomat të zhduken.
-
Kundër rrudhave
Me lëvoren e bananes lyeni vendet e rrudhura rreth syve. bananja ushqen, forcon lëkurën dhe e bën atë të butë si dhe gjithashtu ndihmon në reduktimin e rrudhave të vogla.