1.4 C
Priština
More

    Kumkuat – Pema jashtëzakonisht e shëndetshme, me emër të pazakontë

    spot_imgspot_img

    Me siguri keni hasur nëpër supermarkete fruta të vegjël që ngjasojnë pa masë në portokaj të vegjël? Ato janë kumquats, për të cilat do të flasim në aspektin dhe ndikimin e tyre shëndetësor.

    Kumkuat – është një lloj i frutave agrume, me shije shumë të ëmbël, dhe ajo çka e dallon nga agrumet e tjera është se ky frut hahet pa pasur nevojë t’i hiqet lëkura (lëvorja) e tij. Është i pranishëm gjatë tërë vitit, fillimisht është hasur vetëm në kinë mirëpo tani prodhimi i tij është zgjeruar pothuajse në tërë botën. Ekzistojnë katë lloje të “kumkuat-eve” të cilat janë: nagami, marumi, meiva dhe kumkuat-et e egra të Hong Kong-ut.

    Ky frut, si shumica e fruteve agrume përmban sasi të lartë të vitaminave A, C dhe E si dhe fitonutricienët që na mbrojnë nga ndikimi i keq i radikaleve të lira. Do ju tregojmë disa arsye pse duhet provuar ky frut I mrekullueshëm.

    FORCON IMUNITETIN

    Kumkuat është një burim fenomenal i vitaminës C, i cili përmban më shumë se 43,9 mg për 100 gr që është 73% e dozës së rekomanduar ditore. Për shkak të përqëndrimit të lartë të vitaminës C, është i shkëlqyer për forcimin e sistemit imunitar, mbron nga ftohjet, gripi si dhe infeksione të tjera të ngjajshme.

    MBRON KUNDËR SËMUNDJEVE KANCEROGJENE

    Kumkuat-et përmbajnë sasi të mëdha të antioksidantëve siç e përmendëm edhe më lartë vitaminën C, A dhe E. Përveç kësaj ka sasi të mirë të fitonutricienëve flavonoid si: karroten, tannin, zeksantin, pektin. Antioksidantë dhe fitonutricienët mbrojnë trupin nga radikalet e lira të cilët janë përgjegjës për paraqitjen e shumë sëmundjeve.

    PËRMIRËSON SHËNDETIN KARDIOVASKULAR

    Konsumi i kumkuat-eve ul kolesterolin e ngritur si dhe trigliceridet në gjak që ndikon në qarkullimin e mirë të gjakut si dhe zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër. Ky frut është i pasur me kalium i cili mban nivel të mirë të lëngjeve në trup, dhe kjo ka rëndësi të madhe në mirëmbajtjen e presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës. Përveç kësaj, përmban edhe omega-3 dhe acide yndyrore omega-6 që njihen si shumë të shëndetshme dhe kanë rëndësi të madhe për shëndetin e sistemit kardiovaskular.

    MBRON NGA DIABETI

    Për shkak të gjithë antioksidanteve që shkojnë paralel me fibrat e shëndetshme dietale si dhe acidet yndyrore omega 3 dhe omega 6 që mbajnë nën kontroll nivelin e triglicerideve, fruti i kumkuat-it është i shkëlqyer për uljen e rrezikut të tipit 2 të diabetit.

    MBRON KUNDËR INFLAMACIONIT

    Fitonutricienët, antioksidantët dhe tanini janë dëshmuar si mbrojtës efektivë kundër inflamacioneve në trup të shkaktuara nga radikalet e lira. Kumkuat-i është treguar si frut i shkëlqyer në parandalimin e artritit si dhe arterieve të ngurta.

    RRIT NIVELIN E ENERGJISË

    Le të jetë ky frut i pazakontë si një domosdoshmëri në tryezën tuaj, pasi është burim i shkëlqyer i riboflavin-it, që mundëson përshpejtimin e metabolizmit dhe ndihmon tretjen e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave. Është shumë efektiv në rritjen e shpejtë të energjisë.

    KUJDESI DHE BLERJA

    Frutat e shëndetshëm duhet të kenë ngjyrë të errët portokalli dhe duhet të jenë të forta në prekje. Shmangni frutat që në vete kanë pika apo njolla. Ky frut duhet të ruhet në frigorifer i mbuluar me qese plastike.

    PERDORIMI NE TE USHQYERIT DHE GATIMIT

    Para se te hahet ky frut, fshijeni pak me anë të gishatve që të lirojë lëngje dhe vajra të cilat kanë shije të ëmbël dhe në këtë mënyrë do të jenë shumë të shijshme. I ngjan më së shumti shijes së mandarinës, i vetmi ndryshim është forma dhe lëvorja është mjaftueshëm e butë për ta ngrënë. Prej ketij fruti, ashtu si edhe prej agrumeve tjera, mund te pergatitni lengje te ndryshme, marmeladë etj.

    Fatmiresisht, tani edhe ne tregun tone mund te gjeni kete lloj te pemes shume të shëndetshme.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...