Nëqoftëse ju kujdeseni për veten në mënyrë të drejtë, ju do të jeni në gjendje t’i ndihmoni edhe të tjerët …
Lëreni që shëndeti të jetë prioritet për ju dhe kujdesuni sa më shumë për veten tuaj sepse të tjerët nuk e bëjnë këtë, pasi secili është i zënë me punët e tyre. Po ju sjellim 10 citate që ju bëjnë të kujdeseni për veten dhe mos të harroni nevojat tuaja:
1. “Shëndeti është një thesar i vërtetë, e jo monedhë ari apo argjendi.” – Mahatma Gandhi
2. “Është detyra jonë ta mirëmbajmë trupin në shëndet të mirë…përndryshe nuk do të jemi në gjendje për të ruajtur fuqinë dhe mendjen e shëndoshë.” – Buda
3. “Shërimi apo kurimi i sëmundjeve na jep force natyrore brenda nesh.” – Hipokrati
4. “Shëndeti nuk është gjithçka, por pa shëndet gjithçka që na rrethon barazohet me asgjë.” – Arthur Schopenhauer
5. “Leximi i ndonjë libri të mirë është i dobishëm për shëndetin, gjithashtu edhe ushtrimet fizike.” – Immanuel Kant
6. “Mos u sjellni si i mençur por bëhuni me të vërtetë të tillë, nuk mjafton vetëm të dëshironi shëndetin, por edhe ta mirëmbani trupin në shëndet të plotë.” – Epikur
7. “Asgjë nuk ndihmon shëndetin e njeriut apo rrit shanset për mbijetesë ashtu sikur përfshierja e dietës vegjetariane.” – Albert Einstein
8. “Njeriu i shëndetshëm ka një mijë dëshira. Njeriu i sëmurë ka vetëm një.” – Anton Chekov
9. “Shëndeti tejkalon çdo të mirë të mundshme deri në atë masë saqë një i varfëri i shëndetshëm është më i lumtur se një mbret i sëmurë.” – Arthur Schopenhauer
10. “E qeshura është një bar qetësues pa efekte negative.” – Arnold H. Glazgov.
kosovarja.ch