Shumë pak njerëz e dijnë se gjatësia e rrjetit kapilar në trupin e njeriut është 100 milion metra ku kapilaret mund te mbivendosen rradhazi dy herë e gjysmë rreth ekuatorit të tokës.
Kështu kanë llogaritur hulumtuesit, dhe ne jemi dëshmitarë të një tjetër mrekullie të natyrës. Nuk është e rëndësishme vetëm përbërja e kapilarëve, por edhe funksioni dhe roli i tyre në trupin e njeriut.
Të gjitha substancat e procesuara, largimi i acidit karbonik nga gjaku arterial në atë venoz, dhe shumë e shumë funksione tjera të njohura e të panjohura kryhen në fushën e kapilareve. Dieta e gabuar dhe mënyra e jetesës mund të shkaktojnë dëm të madh në trup.
E njejta gjë vlen edhe për kapilaret. Mënyra jo e rregullt e të ushqyerit, konsumi i tepruar i mishit dhe vezëve në vend të perimeve, sidomos ushqime të papërpunuara dhe fruta, i zgjeron dhe dëmton shumë kapilarët ku ngjajnë sikur vena të vogla të zgjeruara.
Për shkak të konsumit të tepruar të alkoolit vjen deri tek dëmtimi dhe zgjerimi i kapilarëve. Disa lloje të substancave kimike që i marrim përmes barnave, duke përfshirë edhe nikotinën, mund të dëmtojnë kapilarët dhe të çrregullojnë të gjithë metabolizmin.
Çka na duhet struktura e trupit nëse funksioni i organizmit nuk është në harmoni për shkak të dietës së pasaktë, mënyrës së jetesës së papërshtatshme, mungesës së lëvizjes dhe të frymëmarrjes?
Sidomos qelizat nervore dhe muskulore, për shkak të ushqyerit të pamjaftueshëm, shumë shpejtë zvogëlohen, degjenerohen dhe vjetërohen. Do të ishte mirë të dini gjithë këto gjëra derisa jeni në moshë të re. Nëse vetëm në pleqëri mësojmë se çfarë është e dobishme dhe çfarë e dëmshme, është sikur në moshë të re të humbni të gjitha asetet, dhe në moshë të pleqërisë ti kujtojnë me trishtim dhe dhimbje ditët e mrekullullueshme në të kaluarën./kosovarja.ch/