Përveç që ruan shëndetin e zemrës dhe trurit, çokollata është e mirë edhe për kujdesin e lëkurës
Kjo delikatesë e preferuar, më saktë përbërësi i saj thelbësor kakao, pastron lëkurën, ndihmon në rigjenerimin e saj, parandalon humbjen e lagështisë, mund ta përdorni edhe si pilling, maskë apo balsam. Është ideale për kujdesin e lëkurës së plasaritur, të thatë dhe të irrituar dhe përveç rrudhave ‘fshin’ edhe aknet, nxit si kolagjen.
Pilling për trup
Përbërësit: 1-4 filxhanit me sheqer, 1-4 e filxhanit me vaj të bajameve, 2 lugë kakao pluhur apo çokollatë të grimcuar me rende.
Përgatitja: Përziejini të gjitha përbërësit dhe masën vendoseni në një enë me kapak. Pas dushit, me masën e krijuar masazhoni trupit në mënyrë rrethore për afro 10 minuta, më pas shpërlajeni atë. Sheqeri do të largojë qelizat e vdekura, vaji i bajameve do ta ushqejë atë, ndërsa kakaoja do të parandalojë tharjen.
Maskë nga çokollata dhe levanda
Përbërësit: 2 lugë të kafesë së bluar, dy lugë kakao apo çokollatë në rende, 3 pika eterike të levandës, katër lugë qumësht.
Përgatitja: Përziejini të gjithë përbërësit dhe vendosini në fytyrë dhe qafë, por mos e vendosni afër syve, maskën mbajeni rreth 20 minuta e më pas shpërlajeni me ujë të vakët. Kafeina e kafes largon qelizat e vdekura dhe ka efekt të tërheqjes, levanda qetëson, ndërsa kakaoja dhe qumështi ushqejnë dhe e kthejnë Ph baraspeshën e lëkurës.
Balsam për buzë nga çokollata dhe portokalli
Përbërësit: 1-2 gjalpë nga kakaoja, 1-2 vaj kokosi, 1-2 e çokollatës së zezë në rende, 1 apo2 pika vaj eterik të portokallit.
Përgatitja: Përziejeni masën dhe futeni në mikrovalë për 30 sekonda sa të shkrihet gjalpi i kakaos. Masën vendoseni në një enë dhe lëreni të ftohet. Çokollata është e përkryer për buzë të çara sepse rigjeneron qelizat e vdekura e në të njëjtën kohë edhe hidraton ato.
Preparat për masazh nga çokollata dhe menta
Përbërësit: 1 lugë dyll nga bletët, 1-4 e filxhanit të gjalpit të kakaos, 1 lugë çokollatë e zezë në rende, 12 lugë vaj bajamesh, një lugë vaj susami, 4 pika të vajit eterik të mentës.
Përgatitja: Përziejini të gjithë përbërësit dhe futini në mikrovalë për 30 sekonda derisa gjalpi i kakaos, dylli i bletëve dhe çokollata e zezë të shkrihen. Masën vendoseni në një enë dhe pastaj në mënyrë rrethore vendoseni në lëkurë. Menta nxit qarkullimin, e bashkë me te edhe rigjallërimin e lëkurës, derisa vaji i susamit dhe i bajamet do t’ia kthejë lagështinë. Çokollata hidraton dhe thek lëkurën./kosovarja.ch/