Ajo që e ka detyruar Jennifer Aniston të shkurtojë flokët ka qenë për shkak të fenirimit brazilian dhe ky fakt nuk i befason ekspertët.
Ky tretman kontrovers përmban formaldehid dhe keratinë në mënyrë që të drejtojë flokët dhe kjo të zgjasë tre muaj.
Por stilisti njujorkez, Oskar Blandi, që ka pasur kliente si Xhulija Mur, Uma Turman dhe binjaket Oslen, këshillon që të jemi të vëmendshme me këtë tretman.
-Mendoj që ky tretman është shumë ndikues, por duhet të jeni të sigurt që flokun e keni në gjendje të mirë, dhe të fortë që ta përballojë këtë. Nuk do ja rekomandoja atyre që i lyejnë flokët, sepse floku i tyre shpesh nuk është aq i fortë sa të durojë këtë tretman. Më së miri është të testohet në një fije të vogël të flokut para se ta bëni në të gjithë flokun- ka thënë Oskar.
Grimerja dhe stilistja e fytyrave të njohura, Rejçël Vud, mendon që fenirimi brazilian sjell më shumë dëm sesa dobi- ajo nuk është e kënaqur me përvojën që e ka me te.
– Nuk është ky tretman çdo herë i njëjtë. Shumë përmbajnë kimikale dhe me kohë e prishin flokun, dhe nuk jam e befasuar që Jennifer është dashur t’i shkurtojë flokët. Unë kam flokë natyral dhe të trasha, por kur verën e kaluar e kam provuar këtë tretman në vete, floku më ka humbur dendësinë – ka thënë Vud.
Ajo thekson edhe që ky tretman është shumë i shtrenjtë dhe mund të kushtojë deri në 250 euro. Ata që e trajtojnë flokun me keratinë duhet të përdorin shampon pa sulfate që të ruajnë flokun.
– Ekzistojnë shumë mënyra tjera që mund t’i përdorni në vend të fenerit brazilian- rekomandon Rejçël.
Jennifer i ka shkurtuar flokët kohë më parë tek stilisti i saj.
-Nuk i kam shkurtuar për shkak të ndonjë roli. Flokët e mia kanë qenë të dëmtuara për shkak të fenerit brazilian – e ka pranuar Jennifer.
Një studim nga Berkli ka ardhur në përfundim që stilistët shumë i lëshohen formadehidës. Ajo rekomandon që stilistët të mos përdorin preparate që përmbajnë më shumë se 0,1 % formaldehidë, ndërkaq fenirimi brazilian përmban deri në 12 për qind të kësaj materie.
FAKTE PËR FENIRIN BRAZILIAN
- Feniri brazilian ka filluar të përdoret në Brazil në vitin 2005. Dhe më së shpeshti përdoret tretës që përmban formaldehid në mënyrë që të drejtojë flokët.
- Tretmani nënkupton larjen e flokëve me shampon special i cili flokun e përgatit për drejtim me anë të këtij lëngu, këtë e hedhim në flokë, e krehim dhe i lëmë të ndikojë 30 minuta.
- Më pas floku teret dhe kombinimi i të nxehtit me formaldehid parandalon që të krijohen nyje dhe shtrembërime, dhe kjo ka ndikim më të gjatë.
- Kur nxehet , formaldihidi prodhon avull i cili mund të shkaktojë frymëmarrje të rënduar dhe gjakderdhje nga hundët. Formaldehidi rrit edhe rrezikun për të marrë kancerin.
- Ekspertët janë të merakosur që formaldehidi në prekje të lëkurës së kokës mund të dëmtojë molekulat e flokëve dhe t’i dëmtojë në periudhë më të gjatë , e kjo është përgjegjëse edhe për rritjen e tyre. Për këtë arsye mund të vijë deri tek rënia e flokëve, e në vend ku ka rënë floku nuk do të rritet tjetri.
Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION.