Janë bërë tashmë pothuajse 6 muaj prej kur të gjithë njerëzit, në mbarë botën, janë të detyruar të mbajnë dezinfektues duarsh me vete, shkaku i COVID-19. Megjithatë keni kujdes dhe mos e leni në makinë.
Në mediat e huaja po qarkullon fotografia e një dere automjeti që është djegur. Arsyeja e djegíes mendohet të jetë dezínfektuesi që përmban alkool dhe në ditët e nxehta mund të shkaktojë zjarr.
Nëse e mbani në makinën tuaj gjatë motit të nxehtë, e ekspozoni ndaj diellit dhe mund të shkaktojë zjarr gjatë pirjes së duhanit në automjete.
Përveç kësaj, nëse jeni duke shijuar një fundjavë dhe keni lënë dezinfektues në makinë, gjithçka mund të përfundojnë në fatkeqësi. Kështu që vlerësoni mundësitë dhe ruhuni nga zjarri”, paralajmëroi departamenti i zjarrfikëseve në OconomoËoc, Ëisconsin.
Produktet antibakteriale thuhet se mund të shkaktojnë edhe írritime në lëkurë, prandaj rekomandohet që të bëhet kujdes me sasinë e përdorimit.