-0.3 C
Priština
More

    Kujdes, ky gabim gjatë dushit të verës po vë në rrezik shëndetin e fëmijëve tuaj

    spot_imgspot_img

    Pjesa më e madhe e fëmijëve pëlqejnë të bëjnë dush të rrethuar nga rosakët e tyre apo lodrat e tjera prej gome. Ato mund të shërbejnë për argëtim, ose për të kapërcyer frikën e ujit, por a ju kishte shkuar mendja se mund të jenë të dëmshme? Në fakt, një studim nga Instituti i Federal Zviceran i Shkencës dhe Teknologjisë zbulon se këto lodra mund të përbëjnë habitat ideal për bakteret dhe mikrobet.

    Hulumtimi zgjati 11 javë dhe u krye duke përdorur lodra të reja dhe të përdorura. Autorët kryen disa eksperimente: ata kanë vendosur në ujë të ndotur dhe të pastër, në ujë që përmban sapun dhe shampo. Më pas, ata i prenë lodrat dhe i analizuan në laborator. Qëllimi ishte të shihej nëse ekspozimi ndaj ujit gjatë banjës mund të krijonte ndotje të rrezikshme.

    Analiza e rezultateve tregoi se në të vërtetë lodrat që zakonisht përdoren gjatë banjës, siç janë rosat prej gome mund të kontaminohen. Në sipërfaqet e brendshme, ekspertët vërejtën mes 5 dhe 75 milion qeliza për centimetër katror. Në 80% të lodrave që janë zbuluar baktere dhe organizma që gjenden në infeksionet spitalore. Megjithatë mund të shohim dhe anën e mirë sepse ato forcojnë sistemin imunitar të fëmijës. Për të shmangur rreziqet, mund të jetë i dobishëm zëvendësimi i lodrave të vjetra me ato të reja.

     

    Burimi “Për nënat“

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...