-2.1 C
Priština
More

    Kujdes: Faculetat për pastrimin e grimit nuk janë edhe aq të mira për fytyrën tuaj

    spot_imgspot_img

    Faculetat për pastrimin e makiazhit janë të lira, efikase dhe ajo çka është më e rëndësishmja mundësojnë heqjen e shpejtë të grimit nga fytyra, kështuqë nuk është aspak çudi pse kanë marr hov të madh tek gratë që janë me orar të ngarkuar. Kjo do të thotë se gratë nuk kanë nevojë që të mundohen duke përdorur pambuk dhe losion për heqjen e grimit. Tani, thjeshtë me një faculetë të lagur mund ta pastrosh fytyrën dhe kjo është e gjitha.

    Shitja e këtyre faculetave gjatë vitit të fundit është dyfishuar dukshëm. Edhepse kjo mund të jetë një lajm shumë i mirë për kompaninë në fjalë, kjo mund të jetë edhe një lajm shumë i keq për lëkurën tone, pasi këto mund të shkaktojnë problem të shumta duke filluar nga aknet e deri tek rrudhat. Ekspertët thonë se këto lloj faculetash nuk pastrojnë tërësisht lëkurën, ato vetëm bartin papastërtitë nga njëra anë në anën tjetër të fytyrës. Lagështia që lëshon faculeta si dhe fsherja e vrazhdë e grimit mund të sjell deri në prbleme të ndryshme.

    RRUDHAT RRETH SYVE

    A keni përdorur ndonjëherë faculeta për fshierjen e makiazhit, gjegjësisht për heqjen e maskarës që është rrezistente ndaj ujit si dhe grimin e ngarkuar rreth syve?

    Shumë gra i përdorin faculetat për këto qëllime duke bërë lëvizje shumë të ashpra rreth syve me qëllim që të pastrojnë makiazhin, mirëpo kështu rrezikojnë që të dëmtojnë zonën delicate rreth syve. Nëse vazhdimisht e tërheqni lëkurën e hollë rreth syve duke i pastruar herë majtas e herë djathtas, kjo ndikon në rrudhjen e parakohshme rreth syve. Nëse duhet patjetër ta bëni këtë, të paktën përdorni faculeta që janë paraparë për lëkurë të ndjeshme.

    Gjithashtu është e rëndësishme që të mbani për disa sekonda faculetën rreth syve para se të filloni me heqjen e grimit, pasi kjo ndihmon në zbutjen e lekurës dhe heqjen më të lehtë duke mos e fërkuar me shumë forcë. Megjithatë, lagështia që përmban faculeta është e përbërë prej hemikaleve që mund ta irritojë lëkurën e veçanërisht nëse nuk e lani fytyrën pas përdorimit të këtyre faculetave. Në këtëmënyrë lëkura juaj mund të skuqet, tendoset dhe të djegë. Kjo është sikur të lani fytyrën me sapun dhe most a shpëlani fare atë.

    THATËSIA

    Përveç lagështisë që përmbajnë këto faculeta, ato kanë edhe përbërje të alkoholit e cila depërton thellë në lëkurë për të pastruar edhe makiazhin më të fortë. Megjithëse alkoholi mund të pastrojë lapsin e zi rreth syve, ai mund edhe të dëmtojë lëkurën tuaj. Nëse keni lëkurë të thatë, sigurohuni që të përdorni faculeta që nuk përmbajnë sasi alkoholi.

    RRUDHAT

    Nëse nuk e lani mirë fytyrën, atëherë lejoni barrierë për qeliza të vdekura si dhe papastërti. Kjo pastaj rezulton në faktin se pastaj përbërësit e kremit kundër rrudhave nuk lejon depërtimin e thellë në lëkurë. Nëse keni nevojë për këto faculeta, mundohuni sa më pak t’i përdorni për të evituar krijimin e rrudhave.

     AKNET

    Nëse keni akne në fytyrë, atëherë kujdesi ndaj lëkurës është esencial i cili ndikon në mirëmbajtjen e një lëkure të pastër dhe të shëndetshme. Kjo do të thotë t’i shmangni faculetat. Jo vetëm që rrezikoheni të bartni bakteriet, por rrezikoheni edhe të bllokoni poret nga lagështia joadekuate që përmbajnë këto faculeta. Nëse ju duhet t’i përdorni, atëherë zgjedhni ato që përmbajnë acid salicilik i cili parandalon bllokimin e poreve si dhe zhdukjen e shenjave nga aknet.

    REAKSIONET ALERGJIKE

    Ambienti me lagështi është ideal për rritjen e bakterieve, andaj paketimi i faculetave të lagështa duhet të jetë i pastërt. Për këtë arsye, shumë prodhues përdorin konservues apo ruajtës në përqindje të lartë dhe kjo mund të dëmtojë lëkurën e të shkaktojë reaksione alergjike.

    Gjithashtu, një konservues i quajtur metilisotiazolinon (ose shkurt MI) është përbërës i shumicës së faculetave i cili mund të shkaktojë skuqje, paraqitjen e njollave dhe fryerje apo ënjtje të lëkurës. Ekspertët besojnë se ky konservues është shkaktari kryesor i dermatitit. Përveç kësaj, aromat që përmbajnë këto faculeta paraqesin faktorët kryesor të alergjive. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...