-0.3 C
Priština
More

    Kujdes, depilimi Brazilian shkakton infeksione të lëkurës!

    spot_imgspot_img

    Depilimi Brazilian, dhe forma të tjera të heqjes së qimeve nga pjesët intime, e rrisin rrezikun e infeksioneve me infeksion viral ngjitës të lëkurës, paralajmërojnë shkencëtarët francezë.

    Sipas fjalëve të tyre „mikro-lëndime“ shkaktohen kur bëjmë depilim me dyll apo rruajtje, duke kontribuar në përhapjen e virusit Molluscum contagiosum, i cili shumë lehtë përhapet përmes kontaktit lëkurë me lëkurë me dikë që tashmë është i infektuar, raportet dhe kontaktet me objekte të infektuara, të tilla si shtrati dhe peshqiri. Kjo është relativisht e zakonshme tek fëmijët dhe tek njerëzit të cilëve sistemi imun tashmë është rrezikuar nga sëmundjet apo përdorimit të barnave.
    Ngjiten, megjithatë, edhe me anë të marrëdhënieve seksuale, kurse gjatë dekadës së kaluar është shënuar rritja e numrit të rasteve të tilla.

    Hulumtuesit, të cilët gjetjet e tyre i kanë botuar në revistën „Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme“ janë përpjekur për të përcaktuar nëse kjo rritje është shoqëruar me rritjen e popullaritetit të heqjes së qimeve publike dhe atë e kanë shqyrtuar në mesin e pacientëve të një klinike private për sëmundjet e lëkurës në Nice. Nga 30 pacientët e infektuar me molluskut congtaginosumom, në një periudhë prej 6 muajsh, 6 prej tyre ishin gra, mosha mesatare 29.5 vjet.

    Shenjat e infektimit – flluskët si rruaza – në 4 raste janë përhapur deri në bark, kurse në njërin deri tek kofshët. Në dhjetë raste ishin të pranishme dhe kushte të tjera, dhe sëmundjet e lëkurës që janë të lidhura me infeksione OVM – qime që rriten përbrenda, lythat, folliculitis (infeksion bakterial të lëkurës), cistat dhe plagët.

    Nga 30 pacientët, 93% pacientë që kanë bërë heqjen e qimeve në pjesët intime, dhe atë 70% me rrojë, 13% me piskatore (pincetë), dhe 10% me dyll.

    Edhe hulumtuesit në Universitetin “Kaliforni”, në San Francisco, po paralajmërojnë se trendi është gjithnjë e më i përhapur për depilimin Brazilian dhe dekormi i pjesëve intime nga i cili paraprakishtë janë larguar qimet, ku kanë çuar deri në rritjen e pesëfisht të numrit të grave që lajmërohen në spital për lëndime të organeve gjenitale. Ndër të tjera, popullariteti i këtyre trajtimeve vjen edhe personat e famshëm dhe shfaqjet televizive që promovojnë këtë mënyrë të zbukurimit.

    Por, largimi e qimeve publike i ka edhe anët e saj të mira, kanë konfirmuar, megjithatë, hulumtimet e vitit të kaluar në Australi, të cilët tregojnë se pjesët tuaja intime janë bërë pothuajse një lloj i rrezikuar.

    Mjekët në Sidnei kanë zbuluar se pacientët femra me morra nuk kanë pasur që nga viti 2008, ndërsa numri i rasteve në mesin e meshkujve ka rënë me 80 për qind. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...