Shumë prodhime në amvisëri mund t’i përdorim në më shumë mënyra seç kemi shprehi t’i përdorim, e kështu është edhe me llakun për thonj. Ju zbulojmë ide shumë të mençura dhe interesante.
Në shtëpi dhe garazh
1. Me ndihmën e llakut për thonj mund të rregulloni kornizën e dritareve. Nëse keni plasaritje në dritare thjeshtë mbylleni me llak për thonj.
2. Që plasaritjet në dërrasë të guacës të mos ndryshken derisa sa të rregulloni dërrasën, lyejeni me llak për thonj dhe nuk do të ketë shenja të ndryshkut.
3. Kjo bashkëshortit tuaj do t’i pëlqejë më shumë se juve, por nëse në veturën tuaj vëreni grithje të vogël thjeshtë gjeni nuancën e përshtatshme të llakut për thonj dhe lyejeni. Nëse asgjë tjetër me siguri do të kaloni më lirë se sa ta kishit dërguar tek auto ngjyrosësi.
4. Nëse ju ka plasur xhami në veturë, plasjen e më tejshme do ta të dy anët e plasjes ta lyeni me llak pa ngjyrë dhe ta leni të thahet në diell.
Bukuria, moda dhe shëndeti
5. Nëse jeni alergjik në aksesorë aq sa ju kap reaksion edhe nga pulla e xhinseve, këtë thjesht do ta ndalojë llaku, vetëm lyeni pjesën e brendshme të pullës që prek lëkurën me llak të thonjve.
6. Kur janë në pyetje aksesorët, të jemi real nuk mundemi tek të gjithë të ndikojmë si për shembull tek copëzat e shtrenjta si gurët e çmuar e ari me diamante. Që aksesorët të ju duken më bukur lyejini me llak pa ngjyrë. Jo vetëm që aksesorët do të marrin shkëlqim, por do të parandaloni edhe nxirjen e tyre.
7. Optikët kanë një trik se si vidave të liruara në syza t’ia zgjasin jetën. Thjeshtë i lyejnë me llak pa ngjyrë dhe nuk ka nevojë për të blerë kornizë të re të paktën edhe për disa kohë.
Sende edhe më interesante
8. Me ndihmën e llakut shkrepëset mund t’i bëni të rezistueshme në ujë.
9. Nëse keni vërejtur problem me kredit kartelën dhe nëse keni parë që shitësit duhet disa herë ta tërheqin. Ja zgjidhja. Derisa prisni kartelën e re, përmbi shiritin e magnetit të kartelës së harxhuar bëjeni një shtresë të hollë të llakut pa ngjyrë.
10. Mënyra më e mirë për të mbyllur kuvertat gjithsesi nuk është gjuha juaj, por llaku për thonj. Në këtë rats nuk keni nevojë të frikësoheni që dikush pas kësaj mund të hap letrën tuaj pa u vërejtur.