Ku gabojmë kur i heqim vetullat?

Heqja e vetullave nuk është pikërisht në listën e gjërave të preferuara. Ajo mund të jetë e dhimbshme dhe të zgjasë shumë. Disa zonja vendosin t’i nënshtrohen duarve magjike të profesionistëve, megjithatë, nëse nuk jeni njëra nga ato dhe jeni e vendosur që t’i zbukuroni vetullat tuaja, atëherë po ju sjellim gabimet më të shpeshta të cilët urgjentisht duhet të korrigjohen.

Përdorni piskatore të vjetër

Nëse ndodheni në një situatë ku mezi e përballoni, kurse qimet vështirë që mund t’i kapni, patjetër duhet të bleni një piskatore të re. Gjithashtu, mos e përzieni me pajisjen për kozmetikë ashtuqë në tê të mos shumohen bakteriet. Fshini piskatoren pas çdo përdorimi.

Keni hjekur shumë vetullat

Mos i hiqni vetullat çdo ditë (sepse rrezikoni që t’i holloni tepër) dhe të rregulloni pamjen e fytyrës. Prisni të paktën dy javë që të rriten përsëri, të plotësohen dhe të duken të barabarta.

Keni harruar pjesën e sipërme të vetullave

Mos e anashkaloni këtë zonë! Ajo paraqet dallimin kryesorë në mes të vetullave të shumta të cilat duken bukur dhe të rregulluara, dhe vetullave të shumta që duken të braktisura.

E keni tepruar me lapsin për vetulla

Nuk është sekret se përdorimi i lapseve mund të bëjë që vetullat tuaja të duken të përkryera. Objektivi i përdorimit të lapsit është përcaktimi i vetullave, por jo në mënyrë që ato të bëhen shumë të theksuara. Le të jet lapsi për një nuancë më i ndritshëm se vetullat. Dhe mos harroni se vetullat duhet t’i hijëzoni e jo t’i vizatoni.

kosovarja.ch