Buka e thekur, sigurisht është një nga përgatitjet e preferuara për mëngjes, mirëpo provoni një mënyrë paksa të ndryshme për të thyer monotinë e shijes së njejtë si dhe për t’i bërë ato krokante. Për fëmijët do të jetë kënaqësi e vërtetë.
Nuk ka femijë ose të rritur që nuk pëlqen kroketat e skuqura, e sidomos këtë lloj recete do të preferoni edhe më shumë. Këtë ide e kemi marrë nga një blog i drejtuar nga dy vajza të cilat janë të bindura se përgatitjet shtëpiake janë më të mira.
Në vazhdim po ju paraqesim recetën bazë për kroketat e skuqura!
Përbërësit kryesor:
- 8 feta bukë të ftohtë (të ndenjur) franceze,
- 5 vezë,
- ¼ gote qumësht,
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje,
- Kanellë,
- 4-5 gota drithëra (cornflakes),
- Gjalpë ose vaj.
Në fillim shtypni drithërat. Vendosni në një qese plastike të mbyllur dhe shtypni mire deri sa të bëhen thërrime. Pas kësaj, vendosni thërrimet në një pjatë. Në një enë të veçantë rrahni vezët, shtoni ekstraktin e vaniljes, kanellën dhe qumështin.
Në një tigan hidhni vaj ose gjalpë deri sa të nxehet mire, pastaj lyeni fetat e bukës në dy anët me vezë dhe mënjëherë më pas në thërrimet e drithërave dhe vendosni në tigan që të skuqen. Do të mjaftojë skuqja për secilën anë nga 2-3 minuta.
Kroketat e skuqura shërbeni me mjaltë si dhe fruta të freskëta!
kosovarja.ch