Perberesit:
- 800 gr miell
- 2 luge maja birre(kvasac)
- 3 luge sheqer pluhur
- pak krip
- 100 ml vaj
- 50 gr margarin
- 2 veze
- 350 ml qumesht te vaket
- vaj per fergim
- sheqer per pluhurosje
- marmelate ose nutella per mbushje
Udhezimet:
- Ne qumeshtin e vaket shtojme kvasacin dhe nje luge sheqer.
- Leme qumeshtin te fermentohet.
- Margarinen e shkrijme,shtojme vajin dhe i vendosim ne ene ne te cilen do te zeme brumin per krofnet.
- Shtojme vezet e rrahura,pak krip(maje gishtash),sheqerin pluhur dhe perziejme.
- Ne kete mase shtojme qumeshtin e vaket te fermentuar dhe shtojme miell gradualisht .
- Perziejme me mixer derisa brumi te merr dendesine e duhur.
- Nxjerrim brumin nga ena dhe qesim ne tavolinen e permillur.
- Tanim duke e punuar me dore i japim formen e topthit.
- Topthin nga brumi e qesim ne nje ene te lyer me vaj,pastaj lyejme me vaj edhe topthin e brumit persiper.
- Brumin e pergaditur per krofnet e mbulojme dhe e leme ne nje vend te ngrohet derisa te dyfishohet vellimi.
- Masen e fryre te brumit e qesim ne tavolinen e permillur dhe shtrijme me duar aq sa te mundemi duke fituar nje pete me trashei afer 1 cm trashesi.
- Nga peta e brumit per krofnet nxjerrim me gote forma te rrumbullakta te cilat i rendisim ne tavoline dhe prap i leme edhe per 5 minuta.
- Ne nderkohe nxehim vajin dhe fergojme krofnet ne temperature te mesme derisa te skuqen ne te dyja anet.
- Krofnet e skuqura i qesim ne nje leter qe tu mpihet yndyra e tepert.
- Me pas i kalojme neper sheqer dhe anash bejme nje vrime me ane te ndonje tehu.
- Vrimen tek krofnet e mbushim me marmelate ose eurokrem me ndihmen e shiringes se kuzhines me te cilin dekorojme tortet me krem pana.