Shprehja “Kriza e moshës së mesme” i referohet periudhës së jetës kur supozohet se njerëzit kanë realizuar pjesën më të madhe të arritjeve të tyre dhe pyeten nëse janë ngjitur pikërisht deri në majën e suksesit ku kanë shpresuar dhe se a ka më kuptim dhe qëllim jeta e tyre. Këtë periudhë e emërtojmë si krizë, për shkak të ndryshimeve të rëndësishme në interpretimin dhe perceptimin e jetës dhe botës.
Psikoterapeutja shpjegon për krizën e moshës së mesme, problemet që ballafaqohen dhe ndryshimet fizike.
Si të dalloni këtë periudhë krize?
- Jetën që e bëni nuk ju duket më interesante
- Ju merr malli për ndryshime drastike
- Ndjeheni të zbrazët
- Keni ndjesinë sikur ju mungon diçka, por nuk e dini se çfarë
- Vuani për gjërat që keni mundur të bëni e që nuk i keni realizuar.
Nëse krahasojnë foton e rinisë së tyre me atë reale dhe ndryshimi është shumë i madh, atëherë kriza është e pashmangshme por pyetja është se deri në çfarë mase manifestohet dhe si.
Megjithatë, kohët e fundit është shfaqur një studim kanadez në të cilën theksohet se kriza e moshës së mesme fare nuk ekziston dhe se njerëzit janë më të lumtur në të dyzetat e tyre se sa në periudhën e viteve të njëzeta. Psikoterapistja thekson se kjo krizë e moshës së mesme më shpesh përdoret si arsyetim i njerëzve për problemet e tyre gjatë kësaj periudhe jete. Ajo vazhdon të sqarojë se kjo moshë e mesem në kuptimin biologjik nënkupton jetën në rënie dhe se është normale që njerëzit të jenë në kërkim të përgjigjeve për kuptimin dhe kalimin e jetës. Zgjidhja e kësaj krize është një detyrë zhvilluese dhe nëqoftëse ju me sukses e tejkaloni, kjo ju jep bazë dhe arsye të fortë për lehtësimin shpirtëror dhe mendor.
Vitet e dyzeta janë peridhë e ndryshimeve të mëdha individuale: disa mezi bëhen prindër – të tjerët tashmë presin nipa dhe mbesa, disa e gjejnë veten më në fund në profesionin e tyre – të tjerët tashmë kanë 20 vite përvojë, disa që e kanë shëndetin më të dobët ballafaqohen me probleme shëndetësore – të tjerët ende nuk vërejnë simptoma për sëmundje, si dhe disa femra mezi se martohen në këtë moshë – ndërsa të tjerat mund të jenë të divorcuara tashmë.
Disa nga shenjat e krizës nga mosha e mesme:
- Shkuarja në festivale të muzikës
- Kërkimi i dashurisë së vjetër në facebook
- Hapja e profileve në twitter dhe facebook
- Blerja e një biçiklete të shtrenjtë
- Marrja me sporte ekstreme
Sfiduesit e mundshëm të krizës
Në moshë të re | Në moshë të mesme | Në moshë të vjetër |
Pyetje rreth përcaktimit të identitetit | Sigurimi i ekzistencës | Reduktmi i aftësive fizike |
Përkatësia social | Kujdesi i familjarëve | Izolimi social |
Zgjedhja e profesionit | Ballafaqimi me përkohshmërinë e jetës | Frika nga vdekja |
Kapacitet të madh për intimitet |
Kriza e moshës së mesme është pranuar si një fenomen psikologjik, por një studim i kryer në Kanadë, thotë të kundërtën. Studimi i ri pohon se nuk ka asnjë krizë të tillë të moshës së mesme dhe se njerëzit janë edhe më të lumtur në të dyzetat e tyre se sa kur mbushin 18 vjet.
Megjithatë, ekspertët besojnë se lumturia nuk venitet dhe ndërprehet në moshën e mesme, por gradualisht rritet nga vitet e adoleshencës e deri tek vitet e moshës së mesme. Studiuesit zbuluan se lumturia rritet mes moshës 18 deri në vitet e tridhjeta. Por, çuditërisht, njerëzit janë më të kënaqur në periudhën kur janë të martuar dhe gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa më pak të lumtur kur janë në gjendje të papunë.