Sekreti qëndron në një letër dhe një qiri!
Kur mundoheni rreth krijimit të energjisë pozitive në shtëpi, apo rregullimit të dhomës së fjetjes- aktivizoni disa gjëra romantike në shtëpinë tuaj!
1. Altari i dashurisë
Altari paraqet pikën qëndrore të Qiellit dhe Tokës, ai është një vend ku me duart e juaja vendosni gjëra të caktuara me çka aktivizoni energjitë e tyre. Altarin mund ta vendosni në qendër të shtëpisë apo në dhomën e gjumit, me rëndësi është qëllimi e pastaj edhe dekorimet që i vendosni.
2. Vendosja e altarit
Përzgjedhni një pjesë të komodinës apo një tryezë të vogël, në të cilën vendoset altari. Në komodinë vendosni një karrike të vogël në të kuqe, ndërsa në mbulesën e tavolinës e vendosni një qiri.
Këshilla të vyeshme: është mirë të përdorni ngjyrë të kuqe, vjollcë, portokalli, kajsie apo të bardhë- të jetë qiriu i ri dhe të ndezni atë me qibrit.
Energjia e zjarrit është e domosdoshme pasiqë zjarri me tymin e tij i dërgon dëshirat e juaja në qiell, që të realizohen sa më parë. Afër qiriut vendosni ndonjë lule.
Këshilla të vyeshme: lulja duhet të jetë e freskët, është mirë të jetë e kuqe apo vjollcë. Bën të jetë bozhur apo degëza të kajsisë, vishnjes, lotos, hortenzi, pelargoni apo trëndafil.
Shkruani një letër me dëshira rreth dashurisë dhe vendoseni nën qiri. Kur të ndezni qiriun, mendoni dëshirën se ngritet së bashku me tymin lartë në qiell.
kosovarja.ch