Është ideale për kafen e pasdites, darkë me qumësht të nxehtë, si ngushëllim për gratë e lënduara, por edhe për shoqërinë e cila nuk largohet nga shtëpia juaj
Përbërësit:
- 6 të bardha të vezës
- 6 lugë sheqer
- 3 lugë vaj
- 3 lugë qumësht
- 6 lugë miell
Filli:
- 6 të bardha të vezës
- 19 lugë sheqer
- 4 puding vanilje
- 1 litër ujë
Përzieni me përzierse të kuqtë e 3 vezëve me 3 lugë sheqer, 1,5 lugë vaj, 1,5 lugë qumësht dhe 3 lugë miell. Shtrieni brumin në një tepsi të vogël mbi letrën për pjekje dhe piqeni në 200 gradë.
Kështu i pjekim dy fletë (kore). Përziejmë mirë të bardhin e 6 vezëve me 15 lugë sheqer. Në një litër ujë dhe 4 lugë sheqer ziejmë katër pudingë vanilje dhe të nxehtë e shtojmë ngadalë mbi të bardhin e vezëve duke e përzier vazhdimisht, derisa masa të njëjësohet.
Fleta (korja) e poshtme mbetet në tepsi, mbi të shtohet masa e nxehtë e përzier dhe pastaj fleta (korja) e sipërme. E ftohim në frigorifer. E presim në katrorë dhe i spërkatim me sheqer pluhur.