Cilat janë në fakt „shenjat e para të plakjes“, të cilat janë aq shpesh të përfolura, dhe cilat janë kremat që duhet të mbajnë freskinë e lëkurës?
Detyra e parë e këtyre kremave është një hidratim i mirë, kushti më i rëndësishëm për lëkurë të shëndetshme dhe pamjes së përkujdesur, pastaj forcimi i muskujve dhe luftimi kundër krijimit të rrudhave, dhe më në fund, mbrojtja nga dielli e cila është bërë pothujase e pa mundur pa kremat ditore.
Një shembull i shkëlqyer është RoC Radiance Rejuvenate, një produkt i ri i projektuar për zonjat e reja të cilat kanë nevojë më shumë për hidratim, por ende nuk e kanë mbërri moshën e mjaftueshme për të përdorur krem me retinol (si përshembull RoC RetiOx Wrinkle Correxion).
Për këtë qëllim RoC Radiance Rejuvenate kombinoi pesë përbërësit më të fuqishëm për anti-age që ndikojnë në shtresat e sipërme të epidermës mbi linjat e vogla, freskon lëkurën duke rezultuar në një pamje më rinore:
– Për sipërfaqe të lëkurës: grimcat perla që i japin efekt ndriçues lëkures, acid glycolic i cili ndikon në ngushtimin e poreve të lëkurës dhe forcimin e cilësisë, glicerinën që tërheq dhe mbanë ujin.
– Në shtresat më të thella: THPE (Tetrahydroxipropil Etilendiamine) vepron në tkurrjen e keratinocytes, dhe për momentin e forcon lëkurën, dhe një koktej të mineraleve (Mg, Zn, Cu) që ndihmon sintezën e kolagjenit. Ekstrakt i majës dhe vitaminës E të cilët janë përgjegjës për efektet detoksidante dhe antioksidante.
Sigurisht, që çdo krem për të qenë efikas, duhet të zgjidhet siç duhet: Krem RoC Radiance vjen në dy variacione: fluideve për lëkurë normale dhe të përzier – të butë, të lehta, jo me cilësi të yndyrshme e cila është bazë ideale për make-up, dhe tjetra, ultra-ushqyes, hidratues e pasuruar me gjalpë kremë për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme. Ajo është e pasur edhe me cilësi të butë, nuk duket vizëllueshëm dhe nuk krijon një dukje të yndyrshme në lëkurë. /kosovarja.ch/