Krem supë nga perimet

Përbëresit

  • 2 karota,
  • 1 patate,
  • 2 lule të ndara nga lulelakra,
  • 1 kungulleshkë e vogël,
  • 2 thelpinj hudhre,
  • 1 qepë e re,3-4 fletë spinaqi,
  • 1/2 tubë majdanoz,
  • 2 lugë vaj,
  • 2 katrorka për supë ose vegetë ,
  • kripë piper,
  • moskat dhe, sipas dëshirës, erëza të tjera.

Udhëzime

  1. Në tenxhere me ujë hidhen të gjithë përbërësit të pastruar dhe të prerë në pjesë të vogla.
  2. Shtohen vaj,katrorka supe dhe perimet zihen ½ ore.
  3. Pasi shtohen erëzat supa vlohet edhe 5 minuta.
  4. Bluhet me blender elektrik ose kalohet në sitë,duke i shtypur mirë perimet.
  5. Kthehet prapë në zjarr sa të marrë edhe një valë,pastaj derdhet në supore, ku i hidhet majdanozi i grirë hollë.
  6. Mund të shërbehet me nga një lugë kos për pjatë.
Burim: recetatecekes