Cila është pamja më e mirë për sezonin e festave?
Çka mbani ju në çantën tuaj të tualetit?
Sezoni i festave po afron, dhe me këtë edhe rradha e ngjarjeve që orarin javorë na shndërron në mbrëmje koktejesh, festime dhe takime familjare. Përsëri nuk do të thotë se mund të shkojmë në pushime verore dhe t’i përkushtohemi kujdesit dhe rregullimit të vetes, 24 orë masazh, pedikyr, manikyr, grim dhe trajtime për trupin dhe fytyrën.
Për këtë kemi pyetur make up artistin e Los Angeles Taa, i cili shpesh është përgjegjës për pamjen e kuruar dhe perfekte të Gigi Hadid, Kendall Jenner dhe Emily Ratajkowski cila është pamja më e mirë për sezonin e festave?
“Hija shkëlqyese kremoze, me ndriçim metalik në sy dhe buzë të grimuara bordo të errët!”
Patrik ka shpërndarë edhe produkte të domosdoshme për çantë tualeti të çdo gruaje:
- Buzëkuq të kuq
“Bindja se vetëm disa grave i përshtatet karmini i kuq është e gabuar. Çdo grua mund të përdorë karminin e kuq, vetëm duhet përzgjedhur nuanca perfekte për tenin e saj dhe ngjyrën e buzëve. Por sidoqoftë, asnjë karmin tjetër nuk është aq efektiv për buzët dhe gruan sa i kuqi. Këtë sezonë buzëkuqët mat janë në trend. Nëse dëshironi që buzëkuqi të qëndrojë sa më gjatë mundeni para se ta aplikoni atë, të përdorni pak pudër apo ndonjë balsam mat për buzë dhe me laps t’i përkufizoni buzët dhe pastaj të aplikoni karminin”.
- Vaji për fytyrë
“Çdo grua duhet të ketë në çantën e tualetit vaj për fytyrë. Nëse dëshiron ndonjë vaj ushqyes, shërues për fytyrë mund të përzihet me kremin hidratues. Kjo i jep lëkurës një pamje të shkëlqyer dhe freskuese”.
- Lëngu për fytyrë
“Kjo është diçka pa të cilën Koreanet dhe Japonezet nuk mund ta paramendojnë rutinën e tyre të zbukurimit. Bëhet fjalë për “face mist” gjegjësisht lëngun për fytyrë i cili përmbanë disa përbërës kurues. Sot ka disa lloje të “face mist”- pas aplikimit të grimit, për shtresë shtesë të hidratimit, para aplikimit të grimit, në mbrëmje për hidratimin e lëkurës e tj. Ky lëng është i destinuar kryesisht për lëkurë të thatë dhe të yndyrshme sepse largon yndyrnat e tepërta”.
- Skuqësi
“Skuqësit janë të shkëlqyer për të gjitha zonjat të cilat udhëtojnë shpesh, sepse e kthejnë ngjyrën në fytyrën e tyre dhe e freskojnë. Mjafton vetëm pak skuqës ta aplikoni në mollëzat e faqes dhe fytyra juaj do të duket më e freskët dhe më e bukur”.
- Maskara
“Qoftë pamja e ditës apo natës shtresat e maskarës i zgjatë qerpikët tuaj, kurse shikimin e bën më të hapur, joshës dhe tërheqës”.