Studimet më të reja kanë treguar se pijet energjike mund të jenë nismë e rrugës që shpie drejt konsumimit të alkoolit, duhanit dhe drogës te adoleshentët!
Studimi i publikuar në fillim të këtij viti në revistën “Addiction Medicine” sjell përfundimin se një të tretat e adoleshentëve në Amerikë pijnë pije enrgjike me përqindje të lartë kofeine. Po ata pas një kohe kanë predispozita për të konsumuar duhan, alkool dhe droga të lehta.
Djelmoshat më të rrezikuar
E njëjta ngasje për të pirë pije energjike i shtyen ata të provojnë edhe substanca të tjera, shkruan dr. Ann Arbor, e cila ka marrë pjesë në hulumtimin e kësaj cështjeje. Kjo analizë është publikuar pasi janë intervistuar 22.000 nxënës të vitit të fundit të shkollës fillore dhe të dy klasave të para të shkollës së mesme në gjithë Amerikën.
Gjatë përgjigjes në pyetësor, 30 për qind e nxënësve kanë deklaruar se konsumojnë pije energjetike dhe pije me pak alkool, ndërsa 40 për qind prej tyre kanë deklaruar se konsumojnë vetëm pije joalkoolike. Studimi përfundon se djelmoshat konsumojnë më shumë pije energjike se vashat, ndërsa konsumimi edhe më i lartë është te fëmijët pa prindër, apo tek ata prindërit e të cilëve nuk janë edhe aq të arsimuar. Ajo që i ka bfasuar autorët e studimit është se përqindja më e lartë e konsumimit të pijeve energjetike është treguar te nxënësit e klasës së fundit të shkollës fillore.
Nxënësit që kanë pirë pije energjike në përgjithësi janë ata që jo shumë moti kanë provuar edhe alkool, cigare dhe marihuanë, për dallim nga ata që nuk pijnë pije energjike./kosovarja.ch/