1.4 C
Priština
More

    Kondilomat apo lythat e jashtme në zonën gjenitale

    spot_imgspot_img

    Lythat gjenitalë ose lythat venerialë janë shumë të përhapur dhe tepër ngjitës. Ata gjenden në shtresat sipërfaqësore të lëkurës së zonave gjenitale.

    Lythat gjenitalë janë sëmundje seksualisht të transmetueshme që mund të ndikojnë në tërë pjesën e poshtme të zonës gjenitale të femrave. Ndodhin në periudhën pjellore të një gruaje, ndërsa shumë rrallë para pubertetit apo pas menopauzës.

    Cfarë i shkakton këto lytha?

    Lythat gjenitalë shkaktohen nga lloje të HPV-së me rrezik të ulët. Lloji më i zakonshëm i 6 dhe 11, kundër të cilit gjatë viteve jepet një vaksinë e suksesshme. Me lytha gjenitalë shpesh zbulohen sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme, të përziera edhe me simptomat e infeksioneve të tilla.

    Cilët mund të jenë të prirur për këtë sëmundje?

    Nga këta lytha mund të viajnë edhe gratë edhe burrat dhe mund të bartet me shumë mënyra. Duke marrë parasysh se kontakti i lëkrës a i mukozës është i mjaftueshëm, mund të bartet edhe me marrëdhënie orale, edhe me anale. Te gratë më shpesh shfaqet në murin e prapmë të hyrjes së vaginës, ndërsa shumë rrallë brenda në vaginë apo në qafën e mitrës.

    Një nga arsyet kryesore për prevalencë të tillë të lartë të infeksionit është ndryshimi i shpeshtë i partnerëve dhe seksi pa mbrojtje. Edhe pse e tërë popullsia që ka marrëdhënie seksuale bënn pjesë në grupin e të rrezikuarve, ajo më së shpeshti ndodh te të rinjtë midis moshës 20 dhe 30 vjeç. Lythat mund të jenë krejtësisht të vegjël, por ata mund të rriten edhe deri në disa centimetra.

    Inkubacioni

    Është vështirë të jepet një numër i saktë, pasi infeksioni ndonjëherë shfaqet shtatë ditë pas marrëdhënies seksuale, ndërsa ndonjëherë edhe pas një viti.

    Shmangiuni infeksionit me sjellje të përgjegjshme seksuale (me ndërrime të rralla të partnerëve) dhe me përdorimin e prezervativëve gjatë çdo marrëdhënieje. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...