Në fillimet e pubertetit dhe periudhës së adoleshencës, raporti i fëmijëve me prindërit pëson ndryshime. Nuk janë të rralla rastet kur vajzat dhe djemtë në adoleshencë mendojnë se prindërit janë të padurueshëm apo nuk janë modernë.
Ndërsa prindërit i shohin fëmijët si të paedukatë, jo të mbarë apo të paudhë. Adoleshentit i fillojnë disa ide të tjera pasi mendimi abstrakt është rritur së tepërmi. Dhe ata mendojnë se janë më shumë se të kohës me idetë e tyre. Kanë arritur aftësinë për të vlerësuar, kanë opinionet e tyre me të cilat bien ndesh me prindërit. Është e natyrshme dhe e paevitueshme që të lindin tensione dhe diskutime ndërmjet prindërve dhe fëmijëve adoleshentë.
Megjithatë prindërit kërkojnë që fëmija të sillet siç kërkojnë ata jo si është sjellja në përputhje me kohën dhe dëshirat e tyre. Njeriu në adoleshencë është gjithë energji, dëshira dhe ide, por i duhet ende mbështetja e të rritutit që të mund t’i realizojë, sepse truri i tyre është ende i papjekur. Ata kanë shumë ide por janë të brishtë për të përballuar sfidat. Pranoni fëmijën tuaj, komunikoni, jepini rëndësi dhe sugjeroni mos urdhëroni!
Fjalët:
Mos – Kujdes
Jo – Mund
Duhet – Ndoshta do ….
Bëje – Do ishte e mirë/ do ishte e udhës
Kurrë – bëji parapritë/ të jesh i pëgatitur
Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi