1 litër qumësht
1 gjalpë (250 gr)
12 lugë gjelle miell
1 kilogram sheqer
2 pako sheqer vanilje (16 gr total)
500 gr kadaif
1 litër ujë
Arra sipas dëshirës
Përgatitja:
Fillimisht përgatitni kremin. Në një tenxhere valojeni qumështin bashkë me gjalpin.
Në një enë tjetër, përzieni miellin me 10 lugë sheqer, pask qumësht dhe vaniljen (njërën pako).
Këtë masë shtojeni tek qumështi i zier dhe përzijeni derisa të krijoni masë konsistente të trashë.
Më pas pjekeni kadaivin me pak copa gjalpi, derisa të marrë ngjyrë të artë.
Për shurupin duhet të vloni 1 litër ujë me rreth 1 kilogram sheqer dhe pakon tjetër të vaniljes. I valoni derisa të trashet masa.
Këtë shurup (sherbet) i hidhni kadaifit të pjekur.
Në një tavë filloni renditjen, fillimisht të pjesë së parë të kadaifit të pjekur, pastaj mbushjes kremoze dhe përsëri pjesën tjetër të kadaifit.
Sipër hidhni arra të grimtësuara, sipas dëshirës.
Për servim, mund t’i jepni formën e rrumbullakët me ndonjë enë, ose ta preni në katrore.