Përbërësit për koren:
300 gr biskota, të bluara
120 gr gjalpë e ngurtë
2 lugë kakao
1 kavanoz reçel fruta mali
Për kremën:
500 gr djath mascarpone
500 ml pana (ajkë e ëmbël)
1 1/2 gotë sheqer pluhur
Për glazurën:
100 gr çokolatë për zierje
120 ml ajkë të ëmbël
Përgatitja:
Në një enë vendosni biskotat, kakaon dhe gjalpën e shkrirë (jo shumë të nxehtë) Përzijini mirë dhe shtrijini në një tavë në formë unaze me diametër 24. Shtypni me lugë që të rrafshohet mirë.
Vendoseni pak në frigorifer derisa të forcohet korja pastaj sipër saj vendoseni reçelin me fruta mali dhe shtrijeni mirë. Futeni sërish në frigorifer.
Në një enë tjetër të thellë rrahni me mikser ajkën e ëmbël derisa të ngurtësohet sipas përshkrimit në paketim bashkë me sheqer pluhur.
Shtoni djathin maskarpone dhe përzijeni sërish me mikser.
Masën e fituar zbrazeni sipër reçelit, shtrijeni mirë dhe futeni në frigorifer minimumi 3 orë ose gjithë natën.
Shkrijeni çokolatën me ajkën dhe lëreni pak të ftohfet. Me të lyejeni vetëm sipër ëmbëlsirën.