-1.4 C
Priština
More

    Kombinim kundër erës së pakëndëshme të këmbëve

    spot_imgspot_img

    Era e pakëndëshme e këmbëve është problem i shpeshtë, por për këtë nuk flitet kurrë në mënyrë të tepruar. Ne po ju ofrojmë tri spa (banjo) mjaft efektive, natyrale të sajtit ‘Every day roots’ përmes të cilave do ta zgjidhni shpejtë këtë problem.

    Shkaku i erës së pakëndëshme të këmbëve nuk është djersitja, siç mendojnë shumica e njerëzve por bakteriet që shumohen në ambient të lagësht. Nëse këmbët i mbani të thara dhe të pastra nga bakteriet nuk duhet të mendoni për erën e pakëndëshme. Do të mendoni se nuk është aq lehtë të realizohet në praktikë siç thuhet në teori. Këtu vijmë ne në skenë dhe ju ofrojmë tri banjo me përbërës natyral të cilët do t’ju lehtësojnë këtë problem.

    1. Banjo me kripë të hidhur

    • ½ filxhani kripë të hidhur
    • 8 filxhana ujë të ngrohtë
    • Legen (lavaman)

    Përzieni kripën e hidhur me ujin dhe trazoni deri sa të shkrihet, zhytini këmbët në këtë banjo 1-2 herë në ditë nga gjysmë ore. Kripa e hidhur neutralizon erën e pakëndëshme dhe zbutë thembrrat e vrazhda.

    2. Banjo me rozmarinë dhe sherbele

    • Një lugë çaji rozmarinë të thatë
    • 1-2 lugë çaji sherbele të thatë

    Sherbeleja ka veti antibakteriale, antivirusale dhe antifungiale, kurse rozmarini përkrah të gjitha këtyre vetive zvogëlon krijimin e djersës.

    Legenin mbushni me ujë të vluar, shtoni bimët dhe e lini të ftohet, dhe zhytini këmbët 1-2 herë në ditë nga gjysmë ore.

    3. Banjo me limon dhe sodë buke (bikarbone)

    Soda e bukës është e njohur si një nga mjetet më efektive për asgjësimin e erërave të pakëndëshme, kurse mund të jetë çudibërëse edhe në këtë rast. Ajo i asgjëson bakteriet dhe këpurdhat dhe i thithë erërat e pakëndëshme. Limoni ka aromë të mirë dhe freskuese, si dhe pengon djersitjen.

    • ¼ e filxhanit sodë buke
    • 8 filxhana ujë
    • Lëng i një limoni

    Të gjithë përbërësit përzieni me ujë të ngrohtë dhe zhytini këmbët 15-20 minuta.

    Kur të mbaroni me banjot, bëni dhe “një piling të thjeshtë për këmbët (thembrrat)”. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...