Fëmijët të cilët kalojnë një kohë më të gjatë në praninë e gjyshërve të tyre janë më të zgjuar dhe më të sjellshëm. Kjo dëshmohet nga disa hulumtime që janë kryer.
Kur në edukimin e femijëve kanë qenë të involvuar edhe gjyshërit , ata fëmijët gjatë adoleshencës janë tretuar më të zgjuar, tregon njëri nga ekspertët e Universitetit “Bringam Jang” në SHBA.
Ata biseduan me rreth 400 fëmijë të moshës prej 10 deri 14 vjeç,dhe i pyetën për marëdhënien që e kanë me gjyshërit e tyre. Një vit pas, përsëri i intervistua, me qëllim qe ta përcjellin zhvillimin emocional tek ata.
Një marëdhënie e ngushtë me prindërit e nënës dhe babait kishte një efekt pozitiv mbi nipërit, në krahasim me ata që nuk kishin raporte edhe aq të mira apo të aftërta.
Përfundimi i këtij studimi ishte që gjyshërit kanë një efekt shume pozitiv në raport me nipërit e tyre, e ai efekti varet edhe nga marëdhënia prind / fëmijë.
kosovarja.ch