Një nënë e re i ka dhënë djalit të saj një ilaç që ia rekomanduan mjekët, por kjo ishtë arsyeja pse djali i saj rezultoi në spital. Kjo ndau historinë e saj që prindërit tjerë të mos përsërisin këtë gabim.
Haley Lyons ka postuar foto në facebook duke përshkruar se si djali i saj kishte një reagim të ashpër ndaj iilaçit, gjatë kohës kur ishte i prekur nga lia e dhenve.
Mjekët e kanë rekomanduar Haley-n për medikamente me bazë të ibuprofenit për të qetësuar simptomat e lisë me të cilën ishte i prekur djali i saj Luis. Megjithatë, ajo përfundoi duke e dërguar në spital, si pasojë e helmimit të gjakut.
- Meqenëse lia e dhenve ka filluar të përhapet në mesin e fëmijëve, duhet të ritheksoj që asesi mos t’u jepet ilaç me bazë ibuprofeni. Këto barna shërbejnë si anti-inflamator dhe vjen deri në tërheqjen më të thellë në indet e lëkurës – shkruan Haley.
Këtë rekomandim e kanë dhënë 4 mjekë, edhe pse studimet e fundit lidhur me këtë lloj ilaçi kanë treguar reaksione të rënda tek pacientët me variçelë. Dr. Stephanie Smith, pediatre në spitalin e fëmijëve në Nottingham, ka theksuar se ekzistojnë raste që vijnë deri në komplikime si pasojë e përdorimit të ibuprofenit tek fëmijët me linë e dhenve, por që shanset janë relativisht të vogla. Ajo gjithashtu vuri në dukje se është shumë e nevojshme që mjekët dhe prindërit të informohen në lidhje me këtë.
Pediatrit, sqarojnë përvojën e saj dhe reagimet negative të fëmijëve me linë e dhenve.
- Absolutisht nuk rekomandohet ibuprofen gjatë prekjes me variçelë, kjo duhet ti sqarohet të gjithë prindërve – paralajmëroi pediatri.
- Sigurisht, ekziston një alternativë e pranueshme për këto lloj barëra.
- Rekomandohen të gjitha llojet e paracetamolit, të tilla si Febricet, Panadol si dhe të tjerë që mund të gjenden në treg – theksoi pediatri.
Kur bëhet fjalë për komplikime të ndryshme, mjeku thekson se përmes helmimit të gjakut mund të vie deri në gjakderdhje, çrregullime në homeostazë etj.
Kjo është arsyeja pse prindërit duhet të kenë shumë kujdes dhe të shmangin ibuprofenin,, të tilla si Nurofen dhe ilaçe tjera, kur fëmija i tyre ballafaqohet me linë e dhenve./kosovarja.ch/