Kur bëhet fjalë për make up-in, Kim Kardashian është ajo që frymëzon shumë femra me teknikat dhe produktet e saj. Por ajo që nuk mund ta kishim imagjinuar kurrë është se Kim përdor produkte të lira. Ajo ka ndarë më ndjekësit në Instagram se rimeli i saj i preferuar, të cilin ajo e përdor prej vitesh kushton vetëm 6$.
Kim ka shkruar se ky rimel është perfekt për përdorim të përditshëm dhe nëse doni një efekt më shumë dramatik mund t`i kaloni disa shtresa. Rimeli është një produkt, i cili duhet ndërruar çdo tre muaj, prandaj një rimel i lirë dhe i mirë ju leverdis të gjithëve. Kim ka treguar se është e fiksuar me këtë rimel, por edhe makeup artisti i saj Mario e adhuron atë. Kim sapo sugjeroi një rimel që nuk është produkt i saj dhe me atë çmim mund ta ketë kushdo.