Pak specialitete nuk humbin kënaqsinë nëse lëmë jashtë hudhrën, apo jo? Me aq kënaqsi e përdorur në pothuajse çdo kuzhinë në botë, ky ushqim vërtetë i jep gatimeve shije të papërshkrueshme, por edhe aromë. Por, nuk ndalojnë këtu të mirat e hudhrës – ajo edhe në medicinën natyrale bën mrekullira!
Hudhra është një nga ushqimet më të shëndetshme, gjendet lehtë me shumicë, edhe në gastronomi edhe në medicinën alternative përdoret me shekuj. Shkencëtarët pohojnë se në Egjiptin e lashtë punëtorët e piramidave kanë ngrënë pikërisht hudhër që të qëndrojnë të fortë dhe të shëndetshëm.
Rekomandohet që të konsumohet e freskët, pasi trajtimi i nxehtë shkatërron përbërësin e saj aktiv allicin, i cili i jep erën karakteristike.
Për forcimin e sistemit imunitar është „magjike“, por përdoret edhe në parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës, madje bën uljen e presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit.
Interesant, hudhra është e dobishme edhe në procesin e humbjes në peshë – në kombinim edhe me një produkt ushqimor përshpejton metabolizmin dhe për vetëm shtatë ditë mund të ju ndihmojë të heqni qafe peshën e tepërt.
Nëse keni bërë një meny dietal dhe jeni marrë të paktën me aktivitet minimal fizik, dhe pesha akoma nuk zbret, është e nevojshme që në ushqim të përfshini edhe tretës natyral të yndyrës, dhe ta nxitni metabolizmin.
Zgjidhje e lirë dhe praktike për diçka të tillë që tashmë e keni në kuzhinë, bëhet fjalë për ilaçin e bardhë të lartpërmendur dhe mjaltin.
Pastroni 3 thelpinj hudhër, shtypni sa më imët apo në rende, dhe leni në enë të qëndrojnë për 15 minuta. Pastaj shtoni një lugë gjelle mjaltë të pastër shtëpiak.
Këtë përzierje konsumojeni çdo ditë në mëngjes me stomak bosh dhe pas shtatë ditëve do të vëreni ndryshim të rëndësishëm.
Kjo përzierje është e shkëlqyer edhe për më shumë energji, parandalimin e ftohjes dhe gripit, si dhe shëndetin e përgjithshëm.
Sipas dëshirës në përzierje mund të shtoni lëngun e gjysmë limoni dhe një lugë çaji xhenxhefil të copëtuar.