Përbërësit:
- Miell
- 2 të bardhët e vezës
- 100 gr gjalpë
- 1 gotë kos
- 1 pluhur për pjekje
- Djathë
- Kripë
Përgatitja:
- Në një enë e përziejmë kosin me të bardhët e vezës, pluhurin për pjekje dhe kripën.
- Pasi të jenë përzier mirë fillojmë të shtojmë miellin dhe gjalpin e zbutur.
- Miell shtojmë derisa të formohet një brumë që të ndahet nga duart.
- Pastaj brumin e ndajmë në disa pjesë dhe secilën e hapim veç e veç dhe ju hedhim djathin, pastaj i mbështjellim në formë të rrumbullakët dhe i vendosim në tavën për pjekje.
- Sipër i lyejmë me të verdhët e vezës.
- Futen në furrë dhe pjeken në temperaturë 250 gradë celsius derisa të marrin ngjyrë ari. Ju bëfshin mirë.