Përbëresit
- 1 maja,
- 1/2 lit qumësht,
- 2 lugë sheqer,
- Pak kripë,
- 1 filxhan kafeje vaj,
- 1 sheqer vanileje,
- 900 gr miell,
- 1 vezë për lyerje,
- Susam.
Udhëzime
- Maja ulet në pak qumësht të vakët me 1 lugë të vogël sheqer dhe miell.
- Në qumështin e vakët shtohen maja e ardhur,vaji,kripa,sheqeri,sheqeri vanilje dhe mielli.
- Brumi derdhet në tavolinë të përmillur dhe ngjeshet gjersa të gatuhet një brumë i butë dhe i lëmuar.
- Brumi vendoset në enë ku është zënë,lyhet me vaj,mbulohet dhe pushon afro 1-2 orë.
- Brumi i ardhur ngjeshet pak, ndahet në afro 20 toptha.
- Hapen kuleçtë në madhësi pjate dhe, me ose pa djathë brenda, mbështillen kiflet në forma të ndryshme.
- Kiflet vijnë 20 minuta, pastaj lyhen me vezë të tundur,u hidhet mbi susam dhe futen në furrë të nxehtë me temperaturë 190 gradë C,që të piqen gjersa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.