11 C
Priština
More

    Këtu gjeni një listë të gjërave që nuk e prishin agjërimin

    spot_imgspot_img
    Nëse keni pasur dyshime se çfarë do të prishë agjërimin, kjo listë do të iu ndihmoj të kuptoni më mirë.

    Duke ju uruar muaj të mbarë e të begatë të Ramazanit si dhe asgjërim të lehtë, ju rendisim më poshtë një listë me gjërat që nuk e prishin agjërimin tuaj.

    Të ngrënët, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale me harresë, shkruan “IconStyle”.

    Të vjellët pa provokim: Kjo bazohet në hadithin e përmendur më lart.

    Futja e pluhurit, grimcave të rërës apo e ndonjë insekti pa dashje në stomak, gjithashtu në këtë logjikë futet edhe mbajtja e ndonjë sendi në gojë, si laps, gomë apo ndonjë gjë tjetër, por me kusht që të mos ketë shije, ngjyrë apo erë që arrin në fyt.

    Përdorimi i gjilpërave jo-ushqyese për trupin, të cilat vendosen në damar ose në mish: Kjo gjë nuk e prish agjërimin për arsye sepse nuk konsiderohet si ushqyes për trupin. Në këtë pjesë si shembull mund të përmendim kurimin me ilaçe mbi plagë të ndryshme, edhe në qoftë se ilaçi arrin të depërtojë në brendësi të trupit. Nuk duhet harruar se transfuzioni i gjakut dhe serumi e prishin agjërimin, pasi janë ushqyese për trupin e njeriut.

    Përcjellja e pështymës ose e ushqimit që ndodhet ndërmjet dhëmbëve, nëse është shumë pak.

    Futja e ujit në gojë, me kusht që të mos shkojë në fyt. Lejohet gjithashtu edhe larja e trupit për freskim.

    Puthja e gruas, prekja, përqafimi. Kjo vlen për ato raste kur njeriu e kontrollon veten.

    Ai që ha, pi ose bën diçka tjetër nga ato gjëra që e prishin agjërimin me mendimin se akoma nuk ka filluar dita e agjërimit. Ky person nuk e ka prishur agjërimin, pasi origjina është vazhdimi i natës dhe dyshimi i tij nuk merret në konsideratë.

    Provimi i shijes së ushqimit me majën e gjuhës nuk e prish atë.

    Larja e dhëmbëve, me kusht që pasta e dhëmbëve të mos e kalojë fytin.

    Shkulja e dhëmbëve ose kurimi i tyre, në qoftë se lëndët e përdorura nga mjeku nuk arrijnë në fyt.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...