1.4 C
Priština
More

    Këto shenja të zodiakut duhet të bëhen gati për prapavijën e radhës

    spot_imgspot_img

    Muaj i ri, prapavijë e re! Nëse ju kishte shpëtuar, po jua përsërisim ne.

    Mërkuri hyn në prapavijë më 13 tetor dhe do të qëndrojë atje deri në 3 nëntor.

    Çfarë na intereson nga kjo ngjarje kaotike janë shenjat e zodiakut tek të cilat do të ndikojë më shumë. Kush duhet të përgatitet?

    1. Binjakët

    Mërkuri është planeti juaj udhëheqësh, prandaj me shumë mundësi do t’ju bëjë të ndiheni pak lëmsh gjatë kësaj periudhe. Do ta keni pak të vështirë të menaxhoni kohën dhe të organizoheni.

    Gjithsesi, prioritet duhet të keni shëndetin dhe mirëqenien tuaj, prandaj mos shpenzoni më shumë kohë nga ç’duhet duke u marrë me projektet e punës. Çlodhuni, kujdesuni për veten dhe merrini gjërat me qetësi.

    1. Virgjëresha

    Dëshira juaj për të qenë e organizuar çdo sekondë do të testohet paksa gjatë kësaj kohe. Sado të dhënë të jeni pas detajeve, është e thjeshtë të keni keqkuptime në biseda apo informacione prandaj merreni me qetësi dhe mos dilni në konkluzione false.

    Mund të ndiheni pak konfuzë gjatë kësaj kohe, mund t’i thoni diçka që s’duhet personit të gabuar apo aksidentalisht të dërgoni një mesazh gabim. Ka gjasa që disa sekrete të dalin në sipërfaqe, prandaj është koha të mbroni veten.

    1. Akrepi

    Këtë periudhë mund të përjetoni edhe ndonjë krizë identiteti, prandaj është me rëndësi të qëndroni me këmbë në tokë. Mos e lini veten të ndikohet nga mendimet emocionale. Ti je duke analizuar veten në detaje dhe ndihesh konfuz, duke menduar se nuk e njeh plotësisht njeriun që po sheh në pasqyrë.

    ‘’Mos e lodhni veten me të tilla mendime dhe mos shpenzoni shumë kohë duke u shqetësuar për mënyrën sesi njerëzit të shohin. Qëndroji besnik vetvetes, edhe në çaste të tilla dyshimi, ky është çelësi për ta kaluar prapavijën në paqe.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...