-2.4 C
Priština
More

    Këto me siguri nuk i keni ditur për kafenë

    spot_imgspot_img

    Nëse nuk mund ta imgjinoni mëngjesin pa një filxhan të madh me këtë pije aromatike, atëherë me siguri e mbani veten për adhurues të madh të kafesë. Megjithatë ekzistojnë disa rrëfime interesante për këtë pje, të cilat me siguri nuk i keni diur.

    AJO AROMË E MREKULLUESHME NË KAFENE NDOSHTA NUK ËSHTË E VËRTEË

    Shumë kafene mëngjesi shfrytëzojnë aromë artificiale kafeje për t’i tërhequr klientët. Ekziston firma “ScentAir”, e cila merret vetëm me prodhimin e aromës, të cilën ua shet kafeneve dhe restoraneve. Teknologjia e aromës është shumë e përhapur në botë dhe jep rezultate të shkëlqyeshme. Edhe kafetë që i blini në dyqane, madje edhe to që janë mjaft të njohura, si “Nes” kafe, përmbajnë aromë shtesë. Po megjithatë këto aroma janë prodhuar nga kokra natyrale të kafesë, prandaj nuk janë artificiale.

    Evropianët e kanë quajtur kafenë “verë arape”

    Linguistika historike është marrë me kafenë më shumë sesa mund të mendoni. Kur e njohën për herë të parë kafenë, evropianët e quajtën atë “verë arabe”. Fjala “kafe” rrjedh nga fjala arabe “qahhëat al-bun” që do të thotë verë nga kokrra. Më vonë ka kaluar në “kahve” e cila edhe sot e kësaj dite është emërim turk për kafenë. Ne me siguri e kemi marrë prej tyre. Se sa është e rëndësishme kafja në kulturën turke tregon edhe emërtimi që kanë për mëngjesin (si vakt ngrënjeje), të cilin e quajnë “kahvalltë” që në shqip do të thotë “para kafe”.

    „KAFE SOSPRESO“ DO T’UA KTHEJË BESIMIN TE NJERËZIT

    “Caffe sospreso” në italisht do të thotë “kafe e parapaguar”. Kjo është një traditë italiane, sipas së cilës co njeri mund të paguajë një kafe tepër, për klientin e ardhshëm, i cili mund ë mos ketë para. Kështu që mund të shëtisni në disa kafene ku praktikohet kjo dhe të pyesni nëse ka ndonjë sospreso. Kjo ka filluar në Napoli, por shumë shpejt është përhapur edhe në vende të tjera. Kështu kanë kaluar vite dhe një njeri në Kanadë ka blerë 500 kafe, gjë që ka shkaktuar një ortek, e cila ka rezultuar me donacion 10 000 filxhanësh në 30 lokale.

    DY MACET MË TË VJETRA DIKUR E PININ KAFENË E TYRE PËRDITË

    Krim Paf quhet macja që mban rekordin botëror për moshë. Ajo ka pasur 38 vjet kur e ka kaluar vitin 2005. Pronari i saj, Xhek Peri, i ka dhënë asaj kafe të pijë përditë në mëgjes bashkë me të. Njëkohësisht e ka ushqyer macen me vezë, proshutë dhe brokulla. Por kjo nuk ka qenë edhe aq interesante, pasi macja e tij e mëparshme nuk ka qenë rekordere botërore me moshë. Reks Alen ka pasur 34 vjet kur ka ngordhur, ndërsa është ushqyer sikurse pasardhësja e saj.

    PAPËS I ËSHTË DASHUR VETËM NJË GLLËNKË KAFE PËR TA KUPTUAR SE AJO NUK ËSHTË NJË PIJE DJALLI

    Sipas legjendës, fanatikët fetarë kanë besuar se kafja është një pije djalli, prandaj kanë kërkuar nga Papa që ta ndalojë atë. Megjithatë, vetëm më një gllënjkë Papa ka kuptuar që definitivisht nuk bëhet fjalë për dorën e zgjatur të djallit.

    -Kjo pije është kaq e shijshme, po të ishte mëkat, do t’ua kisha lejuar vetëm pabesimtarëve. – ka thënë ai. Nuk dihet nëse është fjala për Papa Klememntin VII apo Klementin VIII.

    PIKA MË VERIORE E BOTËS ËSHTË ISHULLI I KLUBIT TË KAFESË

    Ishulli i vogël që gjendet menjëherë mbi Grenlandën quhet “Kaffeklubben Island”, që në shqip do të thotë ishulli i klubit të kafesë. Ky ishullth është pika më veriore e planetit. Atë për herë të parë e ka zbuluar shkencëtari Robert Peri, në vitin 1921. Emrin e sipërpërmendur e ka fituar për nder të klubit joformal të kafexhinjve, të përbërë nga gjeografë, të cilët janë mbledhur në universitet në Kopenhagë.

    KAFJA MUND TA SHPËTOJË MËLÇINË TUAL NGA ALKOOLI

    Shkencëtarët kanë zbuluar se kafja mund ta zvogëlojë seriozisht rrezikun nga ciroza e mëlcisë. Një studim ka treguar se secili filxhan i kafesë që njerëzit e pinë gjatë ditës, e zvogëlon mundësinë e fitimit të cerozës së mëlqisë për 22 për qind. Gjithashtu një studim tjetër a treguar se pirja e kafesë mund ta ulë rrezikun n ga kanceri i mëlcisë deri në 40 për qind, ndërsa ata që pinë tre e më shumë filxhanë në ditë e ulin rrezikun për 50 për qind.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...