Shumë shtete, përfshirë ato afrikane dhe Sh.B.A-në, e kanë misrin si element kryesor të ushqimit të tyre. Misri ka cilësi të shkëlqyera që e ruajnë shëndetin tuaj, nga parandalimi i defekteve nervore gjatë lindjes së foshnjeve, parandalimi i problemeve të zemrës, uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe kontrollimin e diabetit.
Kujdes: Njerëzit me nivel të lartë të sheqerit në gjak dhe kolesterol të lartë duhet të konsumojnë misër me masë.
Përfitimet shëndetësore
Në dekadat e fundit, numri i njerëzve që vuajnë nga diabeti është rritur dukshëm. Futja e frutave dhe perimeve në ushqim, përfshirë edhe misrin, i reduktojnë shenjat e diabetit. Fitokimikatet fenolike janë prezente tek misri, gjë që e bën efektiv kundër tensionit të lartë. Këto fitokimikate rregullojnë çlirimin e insulinës dhe absorbimin në trup, gjë që ndihmon pacientët me diabet në rregullimin e rënieve.
Misri është burim i pasur i vitaminës A, B, E dhe shumë mineraleve tjera. Misri burim i mirë edhe i acidit pantotenik, një vitaminë esenciale për metabolizmin e lipideve, karbodidratet dhe proteinat në trup. Misri ka e cilësi antioksiduese esenciale për mbrojtjen dhe zhvillimin e trupit nga sëmundjet dhe defektet e ndryshme, ka cilësi preventive ndaj sëmundjes Alz`hajmer, mungesës së niacinës, mirëmban shëndetin e nervave, mungesën e acidit folik tek femrat shtatëzëne, mirëmban lëkurën dhe të pamurit.
Përdorimi i misrit mbron zemrën tuaj, vaji i misrit ka efekt anti-aterogjenik ndaj niveleve të kolesterolit që d.t.th ul rreziqet e sëmundjeve kardio-vaskulare. Vaji i misrit është i ngjashëm me acidet yndyrore që “qërojnë” kolesterolin e keq.
Dhe mbi të gjitha, vaji i misrit përmban vitaminë B12 dhe acid folik që parandalon aneminë.
Zgjedhja e misrit të duhur dhe deponimi i tij
Kur jeni në shitore dhe jeni në kërkim të misrit,mënyra më e lehtë të zgjedhni atë që është më e freskët dhe më e shëndetshme është të siguroheni se lëvozhga nuk është e thatë. Të siguroni shije të mirë, është mirë që të konsumoni misrin brenda disa ditëve pas blerjes. Kur depononi misër, vendoseni në frigorifer, në pjesën që ngrinë./kosovarja.ch/