5.5 C
Priština
More

    Këto 4 mënyra do t’ju ndihmojnë të ringriheni pas një ndarje të vështirë

    spot_imgspot_img

    Çdo marrëdhënie dashurie ka një histori.Filloni duke sqaruar idetë për ndjenjat që keni

    Çdo marrëdhënie dashurie ka një histori. Ka nga ata që janë ndarë dhe pyesin se si të rifillojnë përsëri nga e para, ka nga ata që kanë ngecur dhe e kanë të vështirë të kuptojnë se si të dalin nga tuneli i vuajtjes dhe nga ata që jetojnë brenda një vorbulle dhe dëshirojnë t’i thonë ‘stop’ këtij çifti dinamik që nuk funksionon më, shkruan “IconStyle”.

    Në të gjitha rastet, emëruesi i përbashkët është ta pyesni veten se çfarë po ndjeni: zemërim? Trishtim? Lehtësim? Boshllëk? Pyeteni veten në lidhje me emocionet që po ndjeni për të parë gjithçka më qartë: është hapi i parë, themelor për t’u ringritur në këmbë.

    Mos u nxitoni të ndiheni mirë

    Të ndihesh mirë menjëherë pa kaluar nga ndjenjat e dhimbshme, është joreale. Nëse keni investuar një pjesë të vetes në këtë marrëdhënie dhe nëse keni investuar gjithashtu ndjenjat tuaja, të paktën për një periudhë kohe, emocionet e dhimbshme dhe dhënia e mundësisë për t’i shfryrë ato, është një proces i domosdoshëm për trurin. Jetojini këto emocione dhe mos e merrni me nxitim.

    Në procesin drejt qetësisë, ekziston një kalim i detyrueshëm përmes dhimbjes

    Kthejeni rutinën tuaj me kokë poshtë dhe krijoni një jetë të re që është vetëm e juaja. Pasi mbaron një dashuri jeta e përditshme ndryshon dhe kjo është e pashmangshme. Ju do ta gjeni veten duke menaxhuar ritme të reja dhe duke zbuluar resurse që duket se i kishit varrosur.

    Filloni përsëri aktivitetet që ju pëlqejnë, kërkoni miq të rinj, regjistrohuni në kurse ku mund të ndërtoni marrëdhënie të reja, kujdesuni më shumë për trupin tuaj, blini rroba të reja. Me fjalë të tjera, guxoni.

    Jini iniciatorë, por edhe tolerantë

    E gjitha kjo lëvizje e brendshme përfshin shumë përpjekje, por do t’ju bëjë të zbuloni një pjesë të re nga vetja. Nëse i bëni gjërat duke ndërmarrë hapa të vegjël, do ta rigjeni veten duke lulëzuar përsëri. Në më pak kohë se sa mendoni, marrëdhënia juaj do të marrë formën e një kujtimi dhe përvoje përmes së cilës do të keni njohur një pjesë themelore të personalitetit tuaj.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...