-0.8 C
Priština
More

    Këtë mesiguri nuk e keni ditur për ciklin tuaj hormonal

    spot_imgspot_img

    Mësoni cila është koha e duhur për mamografi, depilim ose debate.

    Femra, a e dini cila është dita më e mirë për debate? Kur duhet të shkoni në mamografi? Kur në depilim?

    Cikli menstrual i femrave është një gjë e komplikuar, me këtë do të pajtohen shumë femra. Për shkak të shumë hormoneve të cilat ndryshojnë varësisht nga dita e ciklit, femrat mund të kalojnë nëpërmjet disa ndjesive dhe gjendjeve, gjë që lë gjurmë në to në aspektin fizik dhe mental. Mësoni cila është koha më e mirë gjatë muajit për gjëra të caktuara… Këtë ua sjell Woman’s Day.

    Cikli hormonal fillon në ditën e parë të menstruacioneve, por e rëndësishme është që ta keni në mendje se ky konkluzion është i bazuar në hulmutimet e shkaqeve të caktuara te disa femra dhe nuk mund të merret si një rregull i përgjithshëm. Kështu që, ditët mund të variojnë tek femrat e ndryshme.

    Dita 1 – 9: provoni formë të re të ushtrimit fizik

    Të provuari e formës së re të ushtrimit fizik ose sportit është gjëja më e mirë në këtë periudhë, kur më së paku jeni të prirura për aksidentime, pohojnë ekspertët.

    Pra, pikërisht në këtë periudhë fermat kanë pasur numrin më të vogël të lëndimeve në gjunjë, e gjithë kjo duke i falemnderuar sasisë më të ulët të estrogjenit.

    Dita 7 – 8: është koha për mamografi

    Në ditën e shtatë ose të tetë të ciklit hormonal sasia e estrogjenit dhe progesteronit është më e ulëta, e kjo do të thotë se indet e gjinjve janë pak të rritura dhe për këtë janë ideale për mamografi. Në këtë periudhë mund me lehtësi të zbulohet cista ose tumori.

    Dita 10 – 13: argumentet janë në anën tuaj

    Në këto tre ditë të ciklit hormonal rritet sasia e hormonit estrogjen dhe progesteronit, ndërsa femrave ju jep vetëbesim plotësues dhe kthjelltësi mendore. Kjo është koha e saktë për debate, sepse mesiguri do t’i fitoni.

    Dita 17 – 18: stresi s’mund t’ju bëjë gjë

    Nëse e keni vonuar ndonjë situatë stresuese, lirisht tani mund të merreni me të, sepse sasia e progesteronit është më e larta në ditën e 17 dhe 18 të ciklit hormonal. Kjo do të thotë se jeni më e relaksuar dhe më e qetë.

     Dita 19 – 21: rezistuese ndaj dhimbjeve

    Sasia e estrogjenit në këto ditë bie, prandaj trupi bëhet më pak i ndjeshëm në stimujt e dhimbjes. Kjo është koha ideale për depilim, rregullimin e vetullave dhe tretmane të ngjajshme për bukurinë tuaj, që përcillen me dhimbje. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...