-2.4 C
Priština
More

    Këshilla si të largoni erën e keqe nga këmbët?

    spot_imgspot_img

    Të gjithë e kemi të njohur aromën e pakëndshme të këmbëve, e ky problem për fat të keq i mundon edhe meshkujt edhe femrat. Për fatin tuaj, ekzistojnë shumë gjëra të cilat mund t’i bëni për ta zgjidhur këtë problem dhe mëpastaj gishtat e tuaj të këmbës me krenari t’ia prezantoni botës!

    Ju sjellim disa zgjidhje shpëtimtare:

    1. Ajrosni shputat dhe mbajini të thara

    Arsyeja më e shpeshtë e aromës së pakëndëshme në këmbë është lagështira. Mbani këmbët e thara duke i hequr këpucët dhe çorapet çdoherë që të keni mundësi!

    2. Mbani çorape që e thithin lagështirën

    Ekzistojnë çorape të cilat janë të dizajnuara pikërisht për ndihmë në zgjidhjen e problemit tuaj. Nëse nuk keni mundësi që gjatë ditës të shfrytëzoni këshillën tonë të parë, atëherë do të ishtë ide e mençur që të investoni pak para në blerjen e këtyre çorapeve speciale.

    3. Lani këmbët në ujë të krypur

    Uji i krypur e thanë lëkurën dhe në këtë mënyrë mund ta zvogëloni lagështirën e lëkurës, gjë që kontribon në zgjidhjen e problemit. Pas dushit lani këmbët në ujë të krypur dhe mos i pastroni me ujë! I fshini me peshqir dhe i leni të thahen vetë para se të mbathni çorapet!

    4. Bëni piling për këmbë

    Krahas larjes së këmbëve, pilingu poashtu do t’ju bëjë mirë. Më së miri është që të shfrytëzoni ndonjë përbërës shtëpiak me aromë të fortë. Xhenxhefili dhe limoni janë zgjedhje e mirë. Praktikojeni dy deri në tre herë në ditë.

    5. Shfytëzoni deodorant

    Nga aromat e ndryshme që prodhohen për këmbë, ekzistojnë edhe të tilla që aplikohen direkt në këpucë (zakonisht janë në trajtë të pudrës). Përbërjet shtëpiake si zavendësim mund të jenë nishestja e misrit dhe sode bikarboni.

    6. Kujdes ushqimin

    Mendoni për gjërat që hani dhe kushtoni vëmendje se a djersiten vetëm këmbët tuaja apo keni problem me aromën e djersës në tërë trupin. Nësë aroma është e fuqishme, ndoshta e teproni me ndonjë ushqim i cili ndikon në djersitjen e tepërt. Informohuni.

    7. Pastroni më shpesh këmbët

    Së paku një herë në ditë pastroni këmbët me sapun antibakterik. Higjiena e këmbëve është gjëja më e rëndësishme për zbutjen e këtij problemi. Disa njerëz duhet të lajnë këmbët disa herë në ditë në mënyrë që të kontrollojnë këtë problem.

    8. Mendoni se mos është në pyetje ndonjë problem më serioz

    Nëse keni provuar të gjitha këshillat dhe asnjëra nuk ju ka ndihmuar, ndoshta keni ndonjë problem më serioz. Vizitoni pediatrin ose dermatologun, i cili pas kontrollit mund t’i përgjigjet pyetjeve tuaja.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...