-0.3 C
Priština
More

    Këshilla për parandalimin e lythave

    spot_imgspot_img

    Pa marrë parasysh se sa shumë kujdeseni për lëkurën tuaj, për fat të keq, nuk ekziston asnjë mënyrë e sigurtë që t’i shmangeni paraqitjes së lythave në trupin tuaj. Ka disa këshilla ku mund të informoheni rreth zvogëlimit të shanseve për marrjen apo përhapjen e lythave.

    Ja se si mund të zvogëloni rrezikun e marrjes së lythave:

    • Shmangni kafshimin e thonjve të duarve si dhe kutikuleve. Kjo mund ta paraprijë lëkurën drejt infeksioneve.
    • Lani duart shpesh (përsëritni tek fëmijët rëndësinë e larjes së duarve).
    • Përdorni losion për zbutjen e lëkurës (moisturizer) – veçanërisht për lëkurë të thatë dhe të plasaritur.
    • Gjithmonë përdorni sandale apo papuçe gjatë ecjes nëpër dushe publike, dhoma dhe pishina të izoluara, për të parandaluar paraqitjen e lythave në këmbë.
    • Pastroni mirë gërvishjet apo lëndimet e vogla me ujë dhe sapun pasiqë ata janë shumë të ndjeshëm ndaj lythave dhe infeksioneve tjera.
    • Asnjëherë mos e ndani bashkë me të tjerët makinën e rrojës, peshqirin apo çorapet. Edhe nëse nuk ka shenja për lytha të dukshme, ata ende mund të bartin virusin.
    • Mbani duart dhe këmbët të thata (jo në lagështirë) dhe veshni çorape ekstra absorbuese në rast se djersiteni shumë.
    • Shmangni prekjen e lythave të personave tjerë.

    Shmangni përhapjen e lythave :

    • Mos e gërvishni apo shpërtheni lythin tuaj.
    • Mbani lythin të mbuluar me ndonjë fashë, shirit izolues, etj.
    • Asnjëherë mos prekni vendet ku i keni lythat me ndonjë krehër, furçë, rroje, etj.
    • Lani duart mirë mënjëherë pas prekjes së lythit.
    • Nëse lyhtin e keni të paraqitur në dorën tuaj, atëherë veshni dorëza gjatë shkuarjes në palestër, në mënyrë që mos ta përhapni tek të tjerët.
    • Pa marrë parasysh se sa tentoni për të mos ju dalë lythat, prap jeni të rrezikuar që t’ju paraqiten ndonjëherë në jetë!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...