Keshilla për një nënë të re!

Arritja e fëmiut në shtëpinë tonë është një moment shumë i veçantë dhe ndryshon tërësisht mënyrën e jetesës.

Ne si nena duam që për anëtarin më të ri të familjes, gjithqka të jetë e përsosur deri në detajet më te vogla. Të gjithë rreth jush ju mbështesin dhe ju mësojnë, por ka disa gjëra që ju presin pas lindjes, për të cilat ju asnjëherë nuk mund të jeni të parapërgatitura.

Këtu janë disa gjëra që çdo nënë e re duhet të dijë:

1. Nuk keni rënë në dashuri me beben tuaj në momentin që e keni parë

Mos lejoni të jeni viktimë e filmave të Hollyëood-it, që tregojnë se si nënat e reja menjëherë pas lindjes me entuziazëm  bijnë në dashuri me beben e tyre. E vërteta është diku në mes. Në fakt, shumë nëna, tek pas një kohe pasi që foshnja të ketë ardhur në këtë botëm, bijnë  në dashuri me të, gjë e cila nuk është absolutisht për t’u brengosur, sepse ajo do të vijë natyrshëm vetvetiu.

2.Kaloni shumë kohë me beben tuaj

Për beben, e sidomos për ata të posalindurit, është shumë e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendjen. Kaloni kohë vetëm me beben tuaj që të jeni më afër saj dhe të krijoni atë marrëdhënie të veçantë.

3.Disponimi juaj ndikon tek foshnja juaj

Edhe në qoftëse keni shpenzuar shumë kohë me foshnjen tuaj, por gjatë asaj kohe ju nuk keni qenë në humor të mirë, apo nëse mungoni dhe i bëni gjërat në rutinë, foshnja do të ndjejë atë dhe do të sillet më keq se sa ne momentin kur kaloni më pak kohë me të,  por që ajo kohë e shkurtër ka qenë shumë cilësore dhe ju jeni përqëndruar në të.

4.Mos e mbroni atë shumë

Nënat kanë një nevojë të lindur për tW mbrojtur fëmijët e tyre së tepërmi, por ajo mund të jetë disi e dëmshme për zhvillimin e tyre. Ndonjëherë është e dobishme që t’i leni vogëlushët tuaj që të mësojnë nga gabimet e tyre.

5. Mos u mundoni të bëni gjithçka

Ndoshta ju pëlqen t’ju thërrasin një „supernënë“, por në një periudhë më të gjatë kjo mund të jetë shumë e lodhshme dhe t’ju harxhojë tërë energjinë, kështu që me kohë një segment patjetër që do të mbesë mbrapa. Ndonjëherë është më mirë që shtëpia juaj të mos shkëlqejë, por fëmija juaj të jetë i lumtur, sepse iu keni dedikuar atij.

6. Kënaquni dhe gëzohuni në këto momente

Gratë zakonisht harrojnë të kënaqen me këto momente, për shkak se ato janë të preokupuara me çështje të ndryshme. Nëse shpenzoni më shumë kohë duke u brengosur se  a është gjithçka në vendin e vet, në vend që të kënaqeni, atëherë është koha për të kthyer gjërat në favorin tuaj dhe t’i gëzoni   këto momente të çmuara dhe, mbi të gjitha, momente të paharrueshme!

kosovarja.ch