Në vend që të shpenzoni shumë para në produkte të bukurisë, te cilat shpesh nuk e kryejnë punën e tyre, mund te përdorni preparate nga kuzhina juaj. Pra, për te qene e bukur nuk duhet të dilni jashtë kuzhinës juaj.
1. Përdorni mjaltin si maskë për fytyre
Mjalti është shume i mire për lëkurë me akne, sepse ka efekt antibakterial. Thjesht, lyeni fytyrën dhe lëreni mjaltin të veprojë për 10 minuta, dhe pastaj lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Tek disa femra mund të ketë përkeqësim të gjendjes së lëkurës, si rezultat i largimit të toksineve nga lëkura e fytyrës, por me përdorim të rregullt përmirësimi do të jetë i dukshëm.
2. Përdoreni sodë bikarboni për zbardhje të dhëmbëve
Përzieni një lugë sodë bikarboni me tri pika hidrogjen, dhe ketë përbërje përdoreni për t’i larë dhëmbët për efekt të dhëmbëve vezullues.
3. Ne vend të shkumës për rroje përdoreni balsamin për flokë
Mos shpenzoni të holla për shkumat e shtrenjta për rroje. Thjesht, si zëvendësim përdorni balsamin për flokë. Përveç se hidraton lëkuren, i zbut qimet dhe bën heqjen e tyre më të lehtë.
4. Lëvorja e limonit për heqjen e njollave nga llaku i thonjve dhe lëngu i limonit për forcim të thonjve.
Nëse acetoni nuk mundet në tërësi t’i heq njollat nga llaku i thonjve, zgjidheni problemin duke e fërkuar vendin me lëvore të limonit. Lëngu i limonit është i shkëlqyer për forcim të thonjve tuaj.
5. Portokalli për lëkurën e vrazhdë në gjunjë dhe bërryla
Thartësira dhe vitamina C në portokall janë shumë të dobishme për largimin e lëkurës së vrazhdë. Thjesht, ndajeni portokallin në dy pjesë, dhe fërkoni vendet problematike si gjunjët dhe bërrylat.
6. Produktet kozmetike ruani në frigorifer
Natyrisht jo të gjitha, por disa produkte siç janë buzëkuqi, lapsat për sy dhe për buze, gjate verës duhet t’i mbani në vende të ftohta.
7. Vaji i pepermintit për buzë më të plota
Harroni shkëlqimet e shtrenjta për fryerje të buzëve. Shtoni shkëlqimit tuaj disa pika të vajit të pepermintit për efekt të buzëve më të plota.