Bregdeti shqiptar po vazhdon të mahnisë në vazhdimësi me perlat e saj. Sidomos plazhet përgjatë detit Jon, po e bëjnë Shqipërinë atraksion botëror të turzimit veror.
Saranda është një vend shumë i preferuar për pushuesit nga Kosova. Fshatrat e saj shtrihen pranë ujit të kristaltë.
Kep Merlin në fshatin Ksamil, është gjiri shumë gjelbërim, plazhë të bardhë e ujë të pastër.
Në një skaj të saj ka zënë vend edhe një resort me vila super luksoze që i shton edhe më shumë atraktivitetin këtij vendi.
Si i tillë, kjo perlë, u zgjodh edhe nga Dua Lipa me familje për pushime verore. E rrethuar edhe nga i dashuri e miq të tjerë, Dua ka postuar shumë fotografi duke treguar se po e shijon pushimin në maksimum.
Kep Merli mori vëmendjen botërore edhe para dy vitesh kur ish presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe bashkëshortja e tij, modelja Carla Bruni, kaluan vikendin.
Me pak orë vozitje, ju mund të shijoni një bukuri përrallore, konkurruese me ishujt e famshëm Maldive, që tashmë është bërë destinacion i shumë jahteve.